Kur të prezanton uji, prishet tejemumi

Dr. Musli Vërbani

 

Idhaa haderel maau betale tejemmum
Kur të prezanton uji, prishet tejemumi

 

Shpjegimi i rregullës:

Kush merr Tejemum për të zëvendësuar abdesin për shkak të mungesës së ujit, pastaj ai gjen ujë (ose furnizohet me ujë) nuk falet me atë Tejemum, por e ka obligim që të merr abdes, e pastaj e falë namazin.

Kush merr Tejemum për të zëvendësuar gusulin për shkak të mungesës së ujit, pastaj ai gjen ujë (ose furnizohet me ujë), në këtë moment i zhvlerësohet Tejemumi, dhe e ka obligim që të merr gusul e pastaj e falë namazin dhe vazhdon me kryerjen e detyrave si i pastër.

Për zhvleftësimin e Tejemumit kur të bëhet furnizimi me ujë i kemi tri raste:

Rasti i parë:

– Nëse një person merr Tejemum për shkak se nuk ka ujë, pastaj gjen ujë, apo furnizohet me ujë, ai nuk ka të drejtë të falet me atë tejemum por duhet që të merr abdes.

Rasti i dytë:

– Nëse një person merr Tejemum dhe është në namaz dhe brenda namazit e kupton se ka ujë në prezencën e tij, ai nuk e ndërprenë për shkak të rëndësisë dhe vlerës së namazit, por e përfundon dhe e përsëritë namazin.

Rasti i tretë:

– Nëse një person merr Tejemum, e falë namazin, e përfundon namazin duke dhënë selam, dhe pastaj gjen ujë, ai nuk e përsëritë namazin, por nëse e përsëritë është për t’u lavdëruar, por nuk është i obliguar.

Ky kriter është i njohur në thëniet e fukahave, deri sa është bërë shembull dhe është përdorur vazhdimisht si rregull.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s