Vështirësia përcakton domosdoshmërinë proporcionalisht me vështirësinë

Dr. Musli Vërbani

 

Ed-darurijatë tukader bikaderiha
Vështirësia përcakton domosdoshmërinë proporcionalisht me vështirësinë

 

Ajo çka lejohet për shkak të domosdoshmërisë është lejuar si masë lehtësuese, derisa të tejkalohet ajo vështirësi. Nëse njeriut i lejohet një masë lehtësuese, ai nuk duhet ta teproj por duhet të përkufizohet vetëm për tejkalimin e asaj nevoje dhe domosdoshmërie, e jo më shumë.

Argument:

Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:

“Por kushdo që detyrohet nga nevoja të hajë ndonjë gjë prej këtyre, pa dashur të bëjë mëkat dhe pa e kaluar kufirin, nuk do të fajësohet. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” (El-Bekare : 173)

Ai i cili është i detyruar që patjetër të veprojë të ndaluarën, nuk është mëkat për të, nëse vepron pa e tepruar në baza ligjore dhe pa e tepruar në tjetrin. Kjo nënkupton se sheriati e lejon të detyruarin ta mënjanojë vështirësinë, por jo ta teprojë dhe të mos e keqpërdorë atë lehtësim. Me fjalë tjera, e shfrytëzon masën lehtësuese vetëm në afatin sa ekziston ajo domosdoshmëri.

Shembuj:

– Nëse njeriu merr nga tjetri më shumë se sa paraqitet nevojshmëria dhe detyrimi, ai bënë mëkat.

– Mjekut i lejohet të sheh pjesën e turpshme aq sa e ka të domosdoshme për shërimin e pacientit.

– Nëse njeriu përjeton uri të papërballueshme i lejohet të hajë të ndaluarën vetëm për ta shuar urinë, por jo për ta tepruar.

– Nëse njeriu përjeton uri të papërballueshme i lejohet të grabit nga njeriu aq sa e shuan urinë, nëse tjetri nuk i jep vullnetarisht.

– Nëse një mësuese në kohën e menstruacionit e ka të ndaluar ta prek mus’hafin, mirëpo në orën kur ajo i mëson fëmijët ajo gjatë asaj ore e ka të lejuar prekjen e mus’hafit deri sa të përfundoj ora e mësimit dhe që nga momenti kur të përfundon ora e mësimit ajo prapë e ka të ndaluar prekjen e mus’hafit sepse ajo domosdoshmëri e mësimit të Kur’anit vetëm se ka kaluar.

– Në rast urie të madhe lejohet ngrënia e kafshës së ngordhur.

– Lejohet vrasja e kafshës që ka pronar në qoftë se e sulmon njeriun, ia rrezikon jetën dhe nuk largohet ndryshe.

– Në qoftë se për ndonjë grua të sëmurë gjendet vetëm mjek mashkull, e për t’u mjekuar duhet që ai patjetër ta prekë atë ose t’ia zbulojë ndonjë pjesë të trupit, atëherë nuk është e lejuar që mjeku ta prekë a ta zbulojë atë më shumë sesa që është e domosdoshme.

– Nëse një person ka nevojë të vendosë fashë a diçka të ngjashme në gjymtyrët e abdesit, atij nuk i lejohet të vendosë më shumë fashë sesa që është e nevojshme, përveç nëse e ka të domosdoshme për ta shtrënguar.

Kësisoj krahaso edhe çështjet tjera sepse feja islame është për lehtësim dhe jo për vështirësim. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “… dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi.” (El Haxh : 78)

Përfundim:

Ai i cili është i detyruar që patjetër të veprojë të ndaluarën, nuk është mëkat për të nëse vepron pa e tepruar në baza ligjore. Kjo nënkupton se sheriati e lejon të detyruarin ta mënjanojë vështirësinë, por jo ta teprojë dhe të mos e keqpërdorë atë lehtësim.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s