Dr. Musli Vërbani
MUSTEHABET RRETH PËRGATITJES PËR VARRIM
Pasi të vdes njeriu është mirë për t’i vepruar këto çështje:
- Me ia mbyllë sytë me qerpikët e syve.
Tregon Nëna e Selmetes (kur i kishte vdekur djali i saj) ka shkuar Pejgamberi s.a.v.s. kur e sheh se sytë i kishin mbetur hapur, ia ka mbyllur sytë. Familjarët kanë lëshuar me zë, ndërsa Muhamedi a.s. ka thënë:
“Mos thoni asgjë tjetër pos nëse është në pyetje për të folur fjalë të mira, sepse melaqet çka të flisni thonë: Amin (Ashtu Është) pastaj Muhamedi a.s. ka thënë:
O Zot, fale Ebi Selmeten
Ngrite në pozitë të lartë
Tjerët pas tij (trashëgimtarë) le ta pasojnë në të mirë
Na falë neve o Zot i gjithë botëve
O Zot zgjeroja varrin dhe bëja dritë”.
(Ehrexhehu Muslimi)
Ai i cili ia mbyllë sytë të vdekurit mustehab është të thotë:
“Bismilahi ve ala mileti Resulilahi.
O Zot lehtësoja çështjet në këtë çast,
lehtësoja çështjet edhe pas këtij çasti.
Gëzoje me takimin Tënd.
Bëre që kalimi i tij nga këtu
të jetë në një vend më të mirë”.
- Sunet është që mjekra me kafkën të ndërlidhet me diçka që t’i jetë koka e mbyllur, që mos t’i depërtojë diçka në fyt dhe që mos t’i shtrembërohet fytyra.
- Sunet është që këmbët t’i lidhen dhe pjesët (meset) e këmbëve dhe të duarve t’i ndërlidhen që t’i jetë trupi i drejtë dhe që mos t’i mbeten kërrul këmbët, duart ose trupi në tërësi.
- Mustehab është t’i hiqen rrobat me të cilat ka vdekur, sepse rrobat i shtojnë nxehtësi dhe i prishet kufoma shumë shpejt deri kur të pastrohet.
Kuptohet pastaj vishet me rroba të lehta dhe të gjera e pastaj mbulohet.
- Mustehab është me u vendosur në krevat ose në vend të lartë, si respekt ndaj të vdekurit.
- Nëse shihet shenja të fryrjes në bark është mirë t’i vendoset diçka të rëndë dhe t’i lidhet për barku.
- Sunet është të mbulohet me një rrobë, teshë apo qarshaf.
- Nga të pranishmit kërkohet që në vendin e kufomës të flitet vetëm fjalë të mira, të kujtohet Allahu, me kërkuar falje për të vdekurin dhe familjen e tij.
Lejohet të puthet i vdekuri në ballë (mes syve) sepse kështu kanë vepruar një pjesë e Sehabeve.
- Trashëgimtarët e të vdekurit duhet që sa më shpejtë të jetë e mundur t’ia lajnë borxhet nëse ka pasur.
- Mustehab është që sa më shpejtë vasijetet, porositë të cilat i ka lënë t’ia kryejnë.
Përpos këtyre mirë është mos me u vonuar shumë rreth çështjeve të domosdoshme duke filluar prej pastrimit (gusulit), mbulimit me kefin (qefin), faljen e namazit të xhenazes dhe varrimit, pasi që definitivisht të konfiromohet vdekja, me qëllim që xhenazja mos të prishet dhe mos t’i prishet pamja e tij.
Shpejtimi në varrim është për ata që nuk vdesin befasisht, ndërsa në rastet e fatkeqësive, adsidentet dhe rastet e befasishme nevojitet të pritet me qëllim që definitivisht të konfirmohet vdekja.
Lejohet vonimi i varrimit nëse pritet ndonjë tepër i afërt, mirëpo ai vonim të mos ndikon në prishjen e kufomës, ndërsa nëse fillon prishja e kufomës me shpejtësi të madhe, nuk vonohet varrimi.