Dr. Musli Vërbani
MBULIMI I TRUPIT TË TË VDEKURIT
Në ditët e sodit shohim se si vajzat e reja, por edhe të vjetra i zbulojnë pjesët e trupit. Deri sa edhe të vdekurit dhe të vdekurës nuk lejohet t’i shihet trupi i zbuluar e mos të flasim të gjallit. Deri sa të vjen koha e pastrimit të kufomës, të vdekurit i hiqen rrobat e trupit sepse ato rroba lëshojnë nxehtësi dhe i prishet trupi shumë shpejtë e i vjen era, ndërsa me heqjen e teshave ajroset më lehtë. Kështu në trup i mbetet vetëm tesha ose vishet me ndonjë këmishë të lehtë dhe breg të lehta dhe mbulohet me ndonjë petk. Nëse kufoma fryhet, atëherë i vendoset ndonjë copë hekuri, apo diçka e rëndë në bark që të mos fryhet.
Mekruh është të këndohet Kur’an me zë të lartë te i vdekuri para se të lahet (gusël), pra mekruh është me qenë shumë afër, ndërsa me qenë më larg nuk është mekruh, kurse nuk është mekruh të këndohet në heshtje Kur’an.
Po ashtu nuk është mekruh nëse i vdekuri është i mbuluar mirë dhe është me mbulesë (rroba) të pastra.