LAJMËRIMI (për të vdekurin)
Kur të dëgjohet se dikush ka ndërruar jetë thuhet:
“Ne vërtet jemi të Allahut dhe padyshim se te Ai (të gjithë) do të kthehemi”.
Është mirë që edhe nëpër shtëpi veç e veç të lajmërohet për vdekjen e ndonjërit, por edhe haptazi në mënyrë publike, me qëllim që sa më shumë të marrin pjesë në faljen e namazit të të vdekurit dhe përcjelljes së kufomës për të fituar shpërblime.
Ebu Hurejre r.a. ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s. i kishte lajmëruar njerëzit për vdekjen e Nexhashiut, atë ditë kur kishte vdekur Nexhashiu, e pastaj së bashku me ta kishte shkuar në një vendfalje (Musal-la), aty ishte rreshtuar me shokët e tij (dhe e ka falë namazin e xhenazes jo prezent-Gaib) duke thirrur Allahu Ekber katër herë.
(El-Xhemaa)
Ky është hadithi me të cilin argumentohet se mirë është të lajmërohet publikisht për vdekjen e ndokujt, e po ashtu mirë është të shkohet nëpër shtëpitë veç e veç që të lajmërohet për vdekjen e dikujt. Sepse siç transmeton Ahmedi dhe Buhariu nga Enesi se Pejgamberi s.a.v.s. e kishte njoftuar Zejdin, Xhaferin dhe Revahan, para se t’i lajmërojë kush.