Dr. Musli Vërbani
ÇKA PËRFITON I VDEKURI PREJ TË GJALLËVE
Të gjithë dijetarët janë pajtuar në atë se njeriu ka dobi pas vdekjes për veprat e mira të cilat i ka lënë, të cilat bëjnë dobi dhe pas vdekjes së tij.
Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre r.a. se Muhamedi a.s. ka thënë:
Kur të vdes biri i Ademit i ndërpriten veprat përpos tri çështjeve (shpërblimi i vazhdon edhe pas vdekjes):
– Sadaka rrjedhëse
– Dituari me të cilën përfitojnë tjerët dhe
– djalin e mirë i cili lutet për të”.
Sadaka rrjedhëse konsiderohet çdo punë në dobi të shoqërisë islame si p.sh.: ndërtimi i xhamive, shkollave islame, rregullim ujësjellësi, urë, rrugë dhe çdo objekt i cili u sjellë dobi muslimanëve.
Përfiton i vdekuri prej duasë së vëllezërve të tij.
Përfiton i vdekuri nga djali i tij nëse ia kryen një borxh të dunjasë ose edhe ndonjë borxh të botës tjetër.
Transmeton Buhariju nga Ibni Abasi r.a. se një grua nga fisi Xhuhejne ka ardhur te Muhamedi a.s. dhe e ka pyetur: Nëna ime ka vendosur për ta kryer haxhin, mirëpo ka vdekur dhe nuk e ka kryer. Prandaj, a ta kryej për nënën time haxhin? Muhamedi a.s. ishte përgjigjur: Kryeje haxhin për të (nënën tënde). Çka thua nëse nëna juaj po ta kishte një borxh, a do ta kishe kryer atë borxh? Kryeje sepse borxhi i Allahut duhet të kryhet dhe ka përparësi ndaj borxheve tjera.
Pjesa dërmuese e dijetarëve (xhumhurul ulema) kanë dhënë mendim se leximi i Kur’anit i bën dobi të vdekurit.
Ahmed ibn Hanbeli ka thënë:
Kur të kaloni pran varreve, lexoni suretul Fatiha, Kul eudhu birabbil felek, Kul eudhu birabbin nas dhe Kul huvallahu ehad dhe bëje nijet për të vdekurit sepse u shkon shpërblim atyre”.
Transmeton Enesi r.a. nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s. se ka thënë:
Kush kalon pran varreve dhe e lexon suretu Jasin, Zoti ua lehtëson atyre dënimin”.
Omeri r.a. ka porositur që atij pas vdekjes te varri t’iu këndohet suretul Bekare”.
Transmetohet se Muhamedi a.s. ka thënë:
“Lexoni suretu Jasinë të vdekurve tuaj”.
(Nesaiu dhe të tjerët)
Pasi që Muhamedi a.s. ka thënë:
Kur ta falni namazin e xhenazës për të vdekurin lutuni për të me sinqeritet të plotë”. Na ka treguar se i bënë dobi duaja, po ashtu edhe lutja me tekstin Kur’anor:
رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ
“Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh janë pajisur me besim (ka për qëllim të vdekurit)”
(El-Hashr, 10)