Dr. Musli Vërbani
Urtësia Ligjore
Qëllimi i ligjit është për të arriturit dobi ose për të larguar dëmin.
Urtësia ligjore: Është dobia, e cila arrihet prej ligjit.
– Urtësia ligjore nuk duhet gjithmonë që të jetë njoftues i ligjit të sheriatit, sepse ajo është atribut i qartë, por jo edhe i përpiktë, sepse ndryshon varësisht prej ndryshimit të vendeve dhe vizioneve të njerëzve.
– arsyeja ligjore është atribut i qartë dhe i përpiktë, i cili njofton për ligjin.
– shkaku ligjor është njoftues i ligjit, që do të thotë se posa të shihet shenja, ligjësohet, pa pasur ndonjë ndikim tjetër në të.
Shkaku ligjor të dërgon te ligji pa marrë parasysh se a është shkaku shenjë e ligjit apo indikacion i saj, apo dërgues te ligji.
Të ekzistuarit e shkakut patjetër shkakton të ekzistuarin e ligjit, ndërsa të mosekzistuarit e shkakut imponon të mosekzistuarit e ligjit.
Urdhëresa për martesë nuk obligon urdhërimin për lejimin e aktit seksual, sepse i ngarkuari është i urdhëruar t’i pranojë shkaqet e dhëna, e nuk është e tij që t’i plotësojë qëllimet.
Kontratat janë shkaqe që bëjnë ligjësimin e ligjeve, në kuptimin se kontraktuesi me dëshirën e tij lidh kontratën, ndërsa rezultatet që pasojnë pas kontratës, si bartja e pronësisë, është prej asaj që Ligjvënësi i ka vënë ato çështje, ato të drejta dhe obligime, e jo si rezultat i domosdoshëm i kontraktuesve.