Dr. Musli Vërbani
Llojet e shkakut ligjor
- Shkaku ligjor mund të jetë shkak i obligimit të të ngarkuarit:
Shembull: Koha është shkak ligjor që të bëhet namazi farz. Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Fale namazin nga momenti kur dielli kalon nga zeniti.”
Nga kjo rezulton se obligueshmëria e kalimit të diellit nga zeniti ka tri çështje:
E para: Obligueshmëria e drekës është ligj obligativ.
E dyta: Vetë zeniti, pra, kalimi i dellit prej mesit të qiellit në vazhdimin e rrugës në pjesën tjetër, e cila pa diskutim nuk është ligj, por shenjë e ligjit.
E treta: Vetë koha e zevalit (zenitit) obligueshmëria. E ky është ligji rregullativ (predispozitues), i cili nxirret prej ligjit.
Shembull tjetër:
Fillimi i muajit të ramazanit është shkak për t’u bërë farz agjërimi i ramazanit, ku Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe kush nga ju prezanton në këtë muaj, le të agjërojë.”
- Shkaku mund të jetë shkak ligjor për të fituar të drejtën e pronësisë:
– me shitblerje pronësohet.
- Shkaku mund të jetë shkak ligjor për të fituar të drejtën e shfrytëzimit:
– me kontratë të qirasë fitohet e drejta e shfrytëzimit,
- Shkaku mund të jetë shkak ligjor për të fituar të drejtën e shpronësisë:
Shembull:
– Vakfi është shkak për shpronësimin e inventarit.
Disa shembuj tjerë të shkakut ligjor:
– Akti i kurorëzimit lejon aktin seksual,
– shkurorëzimi ndalon të drejtën e aktit seksual,
– afërsia dhe martesa janë shkak për të fituar të drejtën trashëgimore.