Shkaku ligjor (es-sebbu)

Dr. Musli Vërbani

 

Shkaku ligjor (es-sebbu)

Shkak (es-Sebeb), gjuhësisht, do të thotë: Litari me të cilën arrihet te tjetri. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe le të zgjatë një litar deri në qiell.”

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“Dhe Ne i kemi dhënë atij prej çdo çështjeje shkak. E ai pasonte shkaqet.”

Shkaku është atribut i qartë e i përpiktë, i cili tregon argument dëgjues, i cili, sipas natyrës së tij, bën të njohur ligjin sheriativ.

Shkaku është ajo çka korrespondon prej mosekzistimit të tij mosekzistimi dhe

prej ekzistimit të tij ekzistimi.

Shkaku është ajo çka tek ai aprovohet ligji, por jo me të, pa marrë parasysh se a është në harmoni me ligjin apo jo.

Në kuptim më të ngushtë, shkaku është çka nuk është në harmoni me ligjin, ndërsa

ajo çka është në harmoni me ligjin quhet arsye.

Shembujt e sqarojnë qëllimin:

– Udhëtimi është shkak ligjor që lejon mosagjërimin e ramazanit.

Këtu harmonia e kësaj dispozite është e harmonizuar me harmonizim të qartë, sepse udhëtimi në vetvete është mundim, e ai mundim është harmonik me ligjin e lehtësimit dhe të lejimit të mosagjërimit.

– Të dehurit është shkak i qartë, i cili ndalon alkoolin.

Ky është atribut harmonik, sepse ndikon në humbjen e vetëdijes dhe mendjes.

– Vrasja me qëllim dhe armiqësor është shkak harmonik për t’u bërë vaxhib dënimi me vdekje, sepse dënimi me vdekje është shkak për të penguar gjakderdhjen dhe ruajtjen e qytetarit.

Këto çështje quhen shkak ligjor dhe arsye ligjore.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s