Dr. Musli Vërbani
Rastet kur mendjet tona nuk mund të kuptojnë harmoninë e qartë në mes të shkakut dhe ligjit
Ka raste kur mendjet tona nuk mund të kuptojnë harmoninë e qartë në mes të shkakut dhe ligjit, si për shembull:
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Fale namazin kur të kalojë dielli prej zenitit.”
Mendjet tona nuk mund ta kuptojnë harmoninë e qartë në mes të shkakut dhe ligjit. Shkak për t’u bërë farz namazi i drekës është duluk-shemsi (kalimi i diellit nga zeniti).
Shembull tjetër
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“E kush nga ju prezanton në këtë muaj, le të agjërojë.”
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
“Agjëroni në të shikuarit (e hënës së muajit) dhe ndërpriteni agjërimin në të shikuarit e tij.”
Fillim i muajit të ramazanit është shkak i agjërimit.
Mendja nuk mund ta kuptojë harmoninë e qartë në mes të ligjësimit të këtij ligji.
“Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar. Kush vendos ta kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet.” (El-Bekare)
Muajt e haxhit janë shkak për t’u bërë farz haxhi për ata që kanë mundësi.
Ne nuk mund të vërejmë harmoni të njohur, as të kuptojmë urtësinë, përpos asaj që Ligjvënësi i ka vendosur shkaqe. Për këtë arsye, quhen shkak dhe arsye,
Disa dijetarë thonë se nuk quhet arsye, sepse arsyeja, sipas tyre, është e përkufizuar që në mes të ligjit dhe arsyes duhet të jetë harmoni e qartë.