Ligji rregullativ dhe llojet e tij

Dr. Musli Vërbani

Ligji rregullativ dhe llojet e tij

Ligji rregullativ është ligjërimi i Allahut të Lartmadhëruar për të bërë një gjë shkak – shkak ligjor.

Ligji rregullativ është ligjërimi i Allahut të Lartmadhëruar për të bërë një gjë kusht – kusht ligjor.

Ligji rregullativ është ligjërimi i Allahut të Lartmadhëruar për të bërë një gjë pengesë – pengesë ligjore.

 

Ligji rregullativ është ligjërimi i Allahut të Lartmadhëruar për të bërë një gjë të vlefshme.

Ligji rregullativ është ligjërimi i Allahut të Lartmadhëruar për të bërë një gjë të pavlefshme.

 

Ligji rregullativ është ligjërimi i Allahut të Lartmadhëruar për të bërë një gjë e cila e fuqizon ligjin.

Ligji rregullativ është ligjërimi i Allahut të Lartmadhëruar për të bërë një gjë e cila është masë ligjore lehtësuese.

 

Masa Ligjore lehtësuese dhe ligji në fuqi janë prej llojeve të ligjeve rregullative, e jo prej ligjeve obligative. Shembull:

– Arritja e vlerës së caktuar (nisabi) është shkak për t’u bërë zekati farz.

– Pastërtia është kusht për namaz.

– Vrasja e trashëgimtarit prej trashëguesit është pengesë për të mos trashëguar vrasësi, etj.

Lini një koment