Dr. Musli Vërbani
Sharti sheriatik dhe josheriatik
Sharti është dy llojesh:
- Sharti sheriatik;
- Sharti josheriatik (i caktuar).
Sharti Sheriatik është ai shart, i cili është i caktuar me ligj të sheriatit, siç janë:
– shartet, të cilat i ka paraparë në kontrata dhe veprimtari,
– shartet tjera në ibadat (adhurim),
– shartet në vepra penale, etj.
Sharti Josheriatik (i caktuar) është sharti, i cili caktohet nga dëshira e të obliguarit. Shembull:
– shartet e vakëflënësit për vakëfin,
– dhuruesit e testamentlënësit për testamentin,
– shartet, të cilat janë të dobishme për njërin prej kontraktuesve, si për shembull,
të shesë shtëpinë, por me shart që të banojë edhe një muaj, apo një vit.
Kushtëzimi i vakfit është shart i caktuar që do të thotë: të ekzistuarit e vakfit, nëse ekziston sharti, apo të mosekzistuarit e tij, nëse nuk ekziston sharti.
Shartet jo sheriatike (të caktuara) duhet të jenë të përkufizuara brenda rrethit të sheriatit sepse nuk lejohet që njeriu të caktojë çfarëdo sharti. Por, është e domosdoshme që të mos jenë në kundërshtim të ligjeve të kontratës apo të veprimit, sepse, po të ishte ashtu, do të ishte shart i papranuar, do të eliminohej dhe do të prishej kontrata, ngase sharti është plotësues i shkakut, e kur të eliminohet (mohohet) ligji i tij (shartit), automatikisht shfuqizohet edhe shkaktari i tij.
Shart varës është çdo shkak që njeriu e bën të varur ndodhjen e tij me arritjen e një çështjeje prej çështjeve. Kjo do të thotë se, kontrata nuk mund të rezultojë asnjë rezultat nëse nuk ndodh ai shart.
Kjo është në kundërshtim me realizimin e kontratës, e ajo është që ligji të mos jetë më i vonshëm se ai shart.
Shembull:
Njeriu e varëson një veprim të tij me ndodhjen apo realizimin e një mjeti varës, si: nëse?; kur?; ku?. Shembull: “Kur ta jap provimin, do t’ju jap të varfërve lëmoshë shumën prej X të hollave.”
Kjo është arsyeja se është e pavlefshme shitblerja e varur prej shartit.
Kjo është arsyeja se martesa e varur prej shartit është e pavlefshme.
Sharti i përcaktuar është sharti, i cili ndërlidhet me kontratat, veprimtaritë dhe përgjegjësitë të cilat i kushtëzojnë njerëzit mes vete.