Dr. Musli Vërbani
Llojet e shartit
Sharti është dy llojesh:
E para: Ajo çka është shart për ligjin.
E dyta: Ajo çka është shart për shkakun ligjor.
E para: Ajo çka është shart për ligjin
Shembull:
Periodiku njëvjeçar është shart për të qenë farz zekati, kështu që mosekzistimi i periodikut njëvjeçar është të mosekzistuarit e farzit të zekatit.
Mundësia e dorëzimit të mallit është shart për të qenë e vlefshme shitblerja, ndërsa mosekzistimi i mundësisë së dorëzimit të mallit e bën që të mos ekzistojë vlefshmëria e kontratës.
E dyta: Ajo çka është shart për shkakun
Shembull:
– të qenit i martuar është shart, që për prostitucion shkaktohet obligueshmëria e dënimit me vdekje, ndërsa beqaria bën që të mos ekzistojë dënimi me vdekje,
– vrasja me qëllim është shkak që të bëhet obligueshmëria e dënimit me vdekje.