Arsyeja ligjore

Dr. Musli Vërbani

Arsyeja ligjore

Në etimologji:

Arsye është ajo çka e ndryshon gjendjen nëse ngjitet me të.

I sëmuri quhet i sëmur nga shkaku se:

– e ndryshon gjendjen nga gjendja i fuqishëm në gjendje të dobët,

– nga aftësia në paaftësi.

 

Në terminologji:

Arsyeja ligjore është atribut i jashtëm, i cili ndërlidhet me ligjin dhe i cili ndikon në ekzistimin e ligjit.

 

Ligji i arsyes

 

E patjetërson ligjësimin në ekzistimin e tij.

Një Ligj mund t’i ketë më shumë se dy arsye:

– nëse mungon njëra prej arsyeve nuk patjetërsohet rënia e arsyes tjetër, për këtë arsye ligji mund të bazohet në ekzistimin e ndonjë elementi tjetër.

 

Shembull:

Shitblerja është arsye ligjore për pronësim, por pronësimi mund të ndodhë edhe me mosblerje si p.sh.:

– pronësimi nga dhurata,

– pronësimi nga lëmosha,

– pronësimi nga trashëgimia, etj.

Më këtë kuptojmë se nuk do të thotë se nuk ka pronësim pa shitblerje apo nuk ka pronësim vetëm se prej ndonjërit prej elementeve, por ekzistojnë shumë elemente tjera të cilat shkaktojnë pronësimin.

 

 

 

 

 

 

 

 

Llojet e arsyes

 

 

Arsyet janë dy llojesh:

  1. Arsye bazike.
  2. Arsye të prodhuara.

 

  1. Arsye bazike janë arsyet të cilat ligjvënësi i ka paraparë si arsye bazë të ligjit, si p.sh.:

Shitblerja, kurorëzimi, etj.

  1. Arsyet e prodhuara janë arsyet të cilat i kanë prodhuar muxhtehidët nga tekstet ligjore të Kur’anit dhe sunetit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s