Llojet e shkakut ligjor varësisht nga mundësia e të vepruarit

Dr. Musli Vërbani

 

Llojet e shkakut ligjor varësisht nga mundësia e të vepruarit

Varësisht nga mundësia e të vepruarit, shkaku ndahet në dy lloje:

 

E para: Shkaku, të cilin i obliguari ka mundësi të veprojë.

E dyta: Shkaku, i cili nuk është brenda mundësive të të obliguarit që të veprojë.

 

 

E para: Shkaku, të cilin i obliguari ka mundësi të veprojë:

 

Shembull:

– vrasja me qëllim është shkak për të qenë farz dënimi i vrasësit,

– akti i shtiblerjes është shkak për ligjet e shitblerjes,

– martesa është shkak për ligjet e aktit martesor,

– qiraja është shkak për ligjet e qirasë.

 

E dyta: Shkaku, i cili nuk është brenda mundësive të obliguarit të veprojë:

 

Shembull:

– fillimi i kohës është shkak për të qenë namazi farz,

– afërsia është shkak i trashëgimisë,

– vegjëlia është shkak që ai (fëmija) të ketë kujdestarin e vet.

Shkaku nuk mund të jetë shkak vetëm se nëse i plotëson kushtet dhe është larg pengesave, se përndryshe nuk do të ishte shkak sheriatik.

 

Lini një koment