Dr. Musli Vërbani
Ligji i shkakut ligjor
Kur të paraqitet shkaku, rezulton e shkaktuara,
pa marrë parasysh se a është prej veprimit të të ngarkuarit apo jo, plotësohen kushtet, asgjëson pengesat automatikisht,
pa marrë parasysh se e shkaktuara a është ligj ngarkesor, vërtetim pronësie apo shpronësim.
Sipas sheriatit, e shkaktuara nuk është zëvendësim i shkakut, dhe pa marrë parasysh a e ka pasur me qëllim ai që ka vepruar shkakun për të rezultuar e shkaktuara apo jo, rezultojnë çështjet, edhe nëse ai ka pasur për qëllim që të mos rezultojë asgjë:
Shembull:
Udhëtimi në ramazan lejon mosagjërimin, pa marrë parasysh se a ka pasur për qëllim që t’i lejohet mosagjërimi apo jo.
– Kush e shkurorëzon gruan me të drejtë kthimi, ai ka të drejtë të rikurorëzohet, edhe pse i thotë gruas kur ta shkurorëzojë: “Nuk do të rikurorëzohem me ty asnjëherë.”
– Kush martohet me një grua, atij i lejohen marrëdhëniet intime, edhe nëse ai nuk ka pasur për qëllim që të ketë marrëdhënie intime.
Kur del në pah shkaku, automatikisht del në pah edhe e shkaktuara, pa u ndalur për të shikuar dëshirën prej nga ka buruar, apo prej kujt ka buruar shkaku, bile edhe nëse nuk ka dëshiruar të dalë në pah e shkaktuara, sepse Allahu i Lartmadhëruar ka bërë aktin shkak të ligjit të atij akti.
Ndërlidhshmëria në mes të shkakut dhe të shkaktuarës është plotësuar me krijimtarinë e Allahut dhe të dëshirës së Tij.