Dallimi në mes të ruknit dhe shartit

Dr. Musli Vërbani

 

Dallimi në mes të ruknit dhe shartit

 

Rukni edhe sharti janë çështje prej të cilave varet të ekzistuarit e një çështjeje. Vetëm se:

Rukni është ajo, në të cilën varet të ekzistuarit e një çështjeje, por edhe është pjesë përbërëse e çështjes.

Rukuja është rukn i namazit sepse është edhe pjesë e namazit.

Leximi i Kur’anit në namaz është rukn sepse është pjesë përbërëse e namazit.

Oferta dhe pranimi janë rukne të kontratës sepse që të dyja janë pjesë përbërëse të kontratës.

– Sharti është çështje, nga e cila varet të ekzistuarit e çështjes, por është pjesë jopërbërëse por pjesë e jashtme e çështjes.

Pastërtia është shart i namazit, është pjesë e jashtme e namazit.

Dëshmitarët janë shart të martesës.

Përcaktimi i mallrave në shitblerje është shart sepse këto nuk janë pjesë përbërëse të brendshme të kontratës.

Nga këtu shohim se kontratat dhe veprimtaritë kanë:

– rukne dhe

– sharte.

Nëse mungon rukni, kontrata është e pavlefshme.

Nëse mungon sharti, kontrata nuk është e pavlefshme, por pezullohet (ngrihet), sepse mungon atributi, i cili është jashtë çështjes.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s