Ligji rregullativ

Dr. Musli Vërbani

Ligji rregullativ

 

  1. Ligji rregullativ vendos rregullat, ndërsa rregullat e ligjit rregullativ janë:
  2. Shkaku ligjor,
  3. kushti ligjor dhe
  4. pengesa ligjore.

 

Shembull i shkakut ligjor:

Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:

“Fale namazin në moment të kalimit të diellit (nga zeniti).”, kjo do të thotë se hyrja e kohës është shkak i obligueshmërisë së namazit të drekës.

 

Shembull i kushtit ligjor:

Haxhi është farz, por kusht i këtij farzi është mundësia materiale dhe trupore. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Për obligim ndaj Allahut, Allahu ka bërë obligim për njerëzit ta kryejnë haxhin në shtëpinë e Tij (me kusht) për ata, të cilët kanë mundësi dhe kanë rrugëdalje (për ta kryer)”.

 

Shembull i pengesës ligjore:

Trashëgimtari nuk trashëgon nga i trashëguari nëse e vret atë sepse vrasja e tij bëhet pengesë ligjore për ta trashëguar. Muhamedi a.s. thotë: “Vrasësi nuk trashëgon nga trashëgimia (e të vrarit).”

 

  1. Ligji obligativ ose urdhëron një veprim ose ndalon për të vepruar ose të jep të drejtën për të zgjedhur në mes të veprimit ose mosveprimit.

– Shembull i urdhëresës: “Faleni namazin”.

– Shembull i ndalesës: “Ju është ndaluar juve cofëtina, gjaku dhe mishi i derrit”.

– Shembull i zgjedhjes së veprimit: “Dhe nuk keni kurrfarë mëkati, për atë, nëse keni kompensuar diçka në të”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s