Dialogu në mes të zjarrputistit dhe muslimanit

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Dialogu në mes të zjarrputistit dhe muslimanit

 

Disa njerëz, të cilët nuk i takojnë fesë islame, polemizojnë shumë me besimtarët për çështjet e fesë së tyre.

Në Bagdad, një zjarrputist i thotë muslimanit: Ju pretendoni se kur të shkoni në xhenet, “sa herë që të ushqeheni, ushqimi nuk pakësohet,” përderisa, çdo gjë që merret, e kundërta pakësohet. Kjo është e pakuptimtë sepse pakësohet!?.

Muslimani i thotë: Çka mendon, nëse ti e ndez qiriun (zjarrin) tënd, pastaj vijnë të gjithë banorët e Bagdadit dhe i ndezin qirinjtë e tyre nga qiriu yt, a mos pakësohet drita e qiriut tënd?

Zjarrputisti heshti pak, pastaj i thotë: Ju pretendoni se në xhenet do të ushqeheni dhe nuk do të keni jashtëqitje?! Në këtë rast zjarrputisti dëshiron t’i krahason çështjet e kësaj bote me çështjet e botës tjetër.

Muslimani i thotë: Çka ka interesante (të habitshme) këtu? Embrioni zhvillohet në barkun e nënës së tij. Për t’u zhvilluar ka nevojë për ushqim. Njeriu zhvillohet përderisa ushqimi i cili hyn në barkun e tij është më i madh se sa del prej tij. Po të kishte fëmija jashtëqitje në barkun e nënës së tij, do të ishte bërë i fëlliqur gjatë zhvillimit në rrugën e tij.

Besimtari e pranon fjalën prej Allahut dhe e pranon nga transmetuesi i cili i përcjell fjalët e Allahut, se ajo është e vërtet, zemrën veç e ka të qetësuar dhe nuk shkon më tutje që ta qetësoj sepse veçse e di se është fjalë e Allahut, por këtë e dëshiron ai i cili e ka të lëkundur besimin e tij. Zoti i Lartmadhëruar thotë:

فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا فَيَعْلَمُونَ أَنَّهُ الْحَقُّ مِن رَّبِّهِمْ

“Sa i përket atyre të cilët kanë besuar, ata e dinë se ajo është e vërteta prej Zotit të tyre.” (El-Bekare : 26)

Kjo është e vërtetuar në mënyrë globale dhe të përgjithshme, se përndryshe… Nëse kërkoj përgjigje për çdo çështje, kjo do të thotë se unë nuk besoj në Atë, por unë besoj në çështjen dhe për çdo çështje kërkoj arsyetim.

Fjala “Zot” nënkupton: Atë që e merr përgjegjësinë për t’u përkujdesur për ty. Ai është Zotëria yt. Shikojeni prindin me fëmijët e tij edhe pse ai nuk i ka krijuar. Edhe pse ai është vetëm shkak për ekzistencën e tyre, ai prapëseprapë qëndron në edukimin dhe përkujdesjen e tyre.

Nëna e mban barrën e vështirësive nga dashuria. Baba qëndron i uritur për t’i ushqyer, qëndron pa rroba për t’u siguruar rroba fëmijëve. Parashtrohet pyetja, pse?

Përderisa, kur ai i cili nuk të ka krijuar, i cili është vetëm shkaktar, përkujdeset me këtë përkujdesje kaq të madhe dhe lodhet kaq shumë, si është çështja me Zotin, i Cili i ka mbjellë në zemrën e tyre atë dashuri aq të madhe, atë dhembshuri aq të madhe dhe atë butësi, varësisht prej nevojës prej atij i cili ka nevojë për përkujdesjen e tij!?.

Për këtë arsye, kur është pyetur një arabe, cilin prej fëmijëve e do më së shumti? Ajo është përgjigjur:

– Të voglin deri sa të rritet;

– të sëmurin deri sa të shërohet;

– të humburin deri sa të gjendet.

Për këtë arsye, Zoti i Lartmadhëruar thotë: “O biri i Ademit. Unë të dua ty. Për shkak se të dua ty, duhet të më duash Mua.”. Që do të thotë se, Zoti i Lartmadhëruar vepron me ty me veprimin e Dashurisë dhe pas kësaj, kjo gjendje nuk ndryshon, përpos se me mëkatim ndaj tij, mirëpo, Ai e lë hapur derën e pendimit, mu sikurse prindi.

Shikojeni gjithësinë e cila është nënshtruar për njeriun sepse gjithësia në tërësi është adhuruese, lavdfalënderuese dhe e cila bën sexhde. Çdo gjë është brenda sistemit. Zbrazëtira (e meta) në gjithësi paraqitet në çështje në të cilat njeriu ka të drejt zgjedhjeje. Kurse, çështjet në të cilat njeriu nuk ka të drejtë zgjedhjeje janë të qëndrueshme. Kështu pra, në çështjet në të cilat njeriu ka të drejt zgjedhjeje njeriu e shkatërron botën.

Pse? A mos ka thënë ndonjëherë dielli se unë sot nuk do të lind për njeriun?

A mos ka thënë ndonjëherë era se unë nuk ia dërgoj ajrin njeriut?

A mos ka thënë ndonjëherë gomari se nuk jam në shërbim të njeriut dhe nuk e barti barrën.

Jo!

Kështu pra, disharmonia është në çështje për të cilat ke të drejt zgjedhjeje.

Qielli ka thënë: O Zot! Më lejo mua që të zbres copa nga qielli ngase ai është ushqyer me të mirat Tua dhe i pengon të mirat Tua dhe nuk falënderon.

Toka ka thënë: O Zot, më lejo ta përpij njeriun sepse është ushqyer me të mirat tua dhe i pengon të mirat tua dhe nuk falënderon.

Çka u ka thënë Zoti?

Zoti ka thënë: Po t’i kishit krijuar do t’i kishit mëshiruar. Më lini mua me robërit e mi. Nëse pendohen, unë i dua ata, por nëse nuk pendohen, do të sillem mirë me ta.

Kjo është përgjigja fisnike nga Zoti i Lartmadhëruar.

Kështu pra, besimtari, që në momentin kur e pranon Allahun, e di se çdo gjë çka i vjen nga Allahu i Vërtetë është e vërtetë. Ajo çka është e kërkuar nga njeriu është që të pranoj se është e vërtetë, përderisa sa i përket mënyrës se si është e vërtetë, nuk është e domosdoshme që ta di ai. Pse? Sepse po të dish çdo gjë me urtësi, nuk do të kishte pasur kuptim besimi. Sepse në rend të parë është definuar besimi në të padukshmen sepse ti nuk e beson të padukshmen, përveç se duke u mbështetur në bindjen tënde se e ka thënë i Vërteti, Zoti i Lartmadhëruar. Kështu pra,

Pranimi i parë:

فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا فَيَعْلَمُونَ أَنَّهُ الْحَقُّ مِن رَّبِّهِمْ

“Sa i përket atyre të cilët kanë besuar, ata e dinë se është e vërtetë prej Zotit të tyre.” (El-Bekare : 26)

 

Pranimi i dytë:

وَأَمَّا الَّذِينَ كَفَرُوا فَيَقُولُونَ مَاذَا أَرَادَ اللَّهُ بِهَٰذَا مَثَلًا

“Ndërsa ata të cilët nuk besojnë, thonë: Çka ka dashur Allahu me këtë shembull?” (El-Bekare : 26)

 

Ne gjithmonë duhet ta bëjmë dallimin në mes të “Fail-it” (vepruesit) dhe “Kabil-it” (pranuesit).

“Vepruesi” është një, përderisa

“pranuesi” janë të shumtë.

 

Shembull:

Në dimër, ti del nga shtëpia, është ftohtë dhe ti i fryn dhe i fërkon duart për t’i nxehur. Kur të pish qaj të nxehtë i fryn për ta ftohur çajin pak.

Në rastin e parë fryn për nxehje.

Në rastin e dytë fryn për ftohje.

E vërejmë se vepruesi është i njëjtë a shkakton diçka të kundërt në një rast tjetër.

Përderisa, pranuesi është i ndryshëm dhe i shumënumërt.

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

وَمِنْهُم مَّن يَسْتَمِعُ إِلَيْكَ حَتَّىٰ إِذَا خَرَجُوا مِنْ عِندِكَ قَالُوا لِلَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ مَاذَا قَالَ آنِفًا ۚ أُولَٰئِكَ الَّذِينَ طَبَعَ اللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ وَاتَّبَعُوا أَهْوَاءَهُمْ

“Dhe ka prej tyre të dëgjojnë ty, kur dalin nga vendi ku je ti, i pyesin ata të cilëve u është dhënë dituria: Çfarë tha ai më parë?! Këta janë ata, zemrat e të cilëve ua ka vulosur Allahu dhe të cilët pasonin epshet e veta.” (Muhamed : 16)

Në suretu Fusilet Zoti i Lartmadhëruar thotë:

وَلَوْ جَعَلْنَاهُ قُرْآنًا أَعْجَمِيًّا لَّقَالُوا لَوْلَا فُصِّلَتْ آيَاتُهُ ۖ أَأَعْجَمِيٌّ وَعَرَبِيٌّ ۗ قُلْ هُوَ لِلَّذِينَ آمَنُوا هُدًى وَشِفَاءٌ ۖ وَالَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ فِي آذَانِهِمْ وَقْرٌ وَهُوَ عَلَيْهِمْ عَمًى ۚ أُولَٰئِكَ يُنَادَوْنَ مِن مَّكَانٍ بَعِيدٍ

“Sikur ta kishim shpallur Kur’anin me një gjuhë tjetër, ata do të thoshin: Ah sikur ajetet e tij të ishin të qartësuara. Vallë, pse të jetë në gjuhë të huaj, ndërkohë që është në gjuhën arabe. Thuaj: Ai (Kur’ani) është udhëzim dhe shërim për besimtarët. Por ata që nuk besojnë janë të shurdhër dhe të verbër, njësoj si të thirreshin prej vendeve të largëta.” (Fussilet : 44)

Kur’ani është i njëjtë, por pranuesit janë të ndryshëm.

Kështu është çështja në pranimin e të gjitha çështjeve të padukshme dhe pranimit të të gjitha çështjeve për të cilat duhet marrë qëndrim logjika (mendja) e besimtarit. Pra, i pranon si të vërteta, i kuptoi apo nuk i kuptoi ato.

Për këtë arsye, ne kemi thënë se ky është shkaku i ekzistimit të ajeteve të paqarta (muteshabih) në Kur’anin fisnik. Parashtrohet pyetja: Pse kanë ardhur ajetet e paqarta (muteshabih) në Kur’anin fisnik?

Kur’ani ka zbritur për të na i sqaruar neve ligjet. Përderisa ajetet e paqarta (muteshabih) kanë zbritur për të na dhënë peshoren e besimit. Kur ka thënë:

وَأُخَرُ مُتَشَابِهَاتٌ

“Në të keni ajete të paqarta (muteshabih).” (Ali Imranë : 7)

Çështja e cila është e varur me ligjin është se nga ti kërkohet ta pranosh që të jetë plotësisht e qartë. Sa i përket çështjes e cila është e ndërlidhur (e varur) me çështjet kozmike, bota bashkëkohore është e kufizuar, pastaj për t’i sqaruar ato më pastaj, vijnë gjeneratat e ardhshme, të cilave do t’ua mundësoj Allahu për t’i sqaruar.

Prej tyre ka:

ajete të qarta, ata janë thelbi i librit dhe,

tjerat janë të paqarta. Ata, zemrat e të cilëve janë të prira nga e pavërteta, ndjekin ajetet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por kuptimin e di vetëm Allahu. Ndërsa ata që janë të thelluar në dituri thonë:

آمَنَّا بِهِ كُلٌّ مِّنْ عِندِ رَبِّنَا ۗ وَمَا يَذَّكَّرُ إِلَّا أُولُو الْأَلْبَابِ

“Ne i besojmë, të gjitha ajetet janë prej Allahut. Të gjitha janë prej Zotit tonë. Këtë e kuptojnë vetëm të logjikshmit.” (Ali Imranë : 7)

Të thelluarit në dituri thonë: Ne besojmë në Zotin edhe pse nuk kemi kuptuar asgjë. Të gjitha janë prej Allahut. Të qarta prej Zotit dhe të paqarta janë prej Zotit. Shkak i kësaj është se mendja është mjet i të kuptuarit (perceptuarit), po ashtu edhe syri dhe hunda:

A mundet që syri t’i përfshijë të gjitha gjërat apo është e kufizuar në shikimin e çështjeve!?.

Edhe veshi është i kufizuar në të dëgjuar, saqë nëse zëri largohet prej tij, nuk mund të arrij deri te zgavra e veshit dhe nuk dëgjon.

Ngjashëm është edhe me mendjen.

Për këtë arsye, pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Çka të mësoni prej ajeteve të qarta, veproni me to dhe çka të kuptoni prej ajeteve të paqarta besoni. Zoti i Lartmadhëruar thotë:

فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا فَيَعْلَمُونَ أَنَّهُ الْحَقُّ مِن رَّبِّهِمْ ۖ وَأَمَّا الَّذِينَ كَفَرُوا فَيَقُولُونَ مَاذَا أَرَادَ اللَّهُ بِهَٰذَا مَثَلًا ۘ يُضِلُّ بِهِ كَثِيرًا وَيَهْدِي بِهِ كَثِيرًا ۚ وَمَا يُضِلُّ بِهِ إِلَّا الْفَاسِقِينَ

“Sa i përket atyre të cilët kanë besuar, ata e dinë se është e vërtetë prej Zotit të tyre. Sa i përket atyre të cilët nuk kanë besuar, thonë: Çka ka dashur Zoti të thotë me këtë shembull?” (El-Bekare : 26)

Zoti i Lartmadhëruar ka paraparë sprovë për besimtarin. Sprova duhet të kuptohet si një çështje testimi. Nëse të jepet një pjesë e arit dhe dëshiron që ta dish a është fals apo origjinal, e hedh në zjarr që të shihet se cilës i takon. Zoti dëshiron të dallon të mirën nga e keqja. Ai e di se cili është i mirë dhe cili është i keq, por ai dëshiron që nëpërmjet këtij koncepti (kësaj diturie) ta kuptosh ti sepse po të thoshte në bazë të diturisë tënde, ndoshta thua, sikur të kisha analizuar do të kisha shpëtuar.

Zoti i Lartmadhëruar nuk është i varur nga idhujtaria e idhujtarëve. Por që ta dimë se e vërteta është e të gjithëve, por Atë nuk e konsiderojnë Zot që të gjithë. Por është Zot për ata të cilët i besojnë Atij. E Ai është Zot Përkujdesës për të gjithë. Pse disa nuk e kanë adhuruar Zotin, a mos do të thotë se është ndërprerë relacioni i përkujdesjes së Zotit në kozmos?

Jo! I ka thënë diellit rrezato, dhe i ka thënë tokës përgjigju nevojave. Kjo është begatia e Zotit Përkujdesës.

Ai i cili beson në Zotin e vërtetë, i përfiton edhe begatitë e Zotit, edhe begatitë e Zotit Përkujdesës, ndërsa,

ai i cili nuk beson në Zotin, përfiton vetëm begatitë e Zotit Përkujdesës.

Në fund… Pabesimtari, te Zoti i Lartmadhëruar është asgjë sepse ai vepron vetëm me shkaqet dhe të shkaktuarat.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s