Dr. Musli Vërbani
Sharti
Në etimologji: shart do të thotë shenjë e patjetërsueshme.
Në terminologji: Shart quhet atributi i jashtëm i ligjit në të cilin mbështetet të ekzistuarit e ligjit.
Sharti është atribut i qartë e i përpiktë, në të cilën varet të ekzistuarit e ligjësimit, por pa qenë e bazuar në të.
Sharti është ajo çka mosekzistimi i tij imponon mosekzistimin e ligjit, ose mosekzistimin e shkakut.
Kur të gjendet atributi, gjendet edhe ligji, kur mungon atributi mungon edhe ligji mirëpo të ekzistuarit e atributit nuk do të thotë që patjetër të ekzistoj ligji.
Shembull:
– Pastrimi është shart për namaz, me fjalë tjera pastrimi është atribut i qartë dhe i përpiktë.
Namazi është i varur prej pastërtisë: pa pastërti nuk ka namaz.
Pastërtia patjetërson mosekzistimin e namazit. Mirëpo, të ekzistuarit e pastërtisë nuk patjetërson faljen e namazit.
Nëse njeriu merr abdes para fillimit të kohës, tek ai ekziston sharti, mirëpo nuk patjetërson të ekzistuarit e të kushtëzuarës (namazin), por as mosekzistimin e tij.
Shembull tjetër:
– Mundësia e dorëzimit të mallit është shart për të qenë shitblerja e plotfuqishme.