Shpërblimi i hipokritëve

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Shpërblimi i hipokritëve

 

Allahu i nënçmon (tallet) hipokritët teksa tregon se hipokritët kanë thënë: “Vërtet ne jemi duke u tallur me ta.” Kjo i bie sikurse Zoti i Lartmadhëruar i thotë robit hipokrit: Përderisa ke treguar hipokrizi dhe e thua me gjuhë atë e cila nuk është në zemrën tënde, do t’i pranojmë nga ti anët e jashtme të çështjeve, do të të bashkëdyzojmë, që nënkupton, të ndërlidhim me muslimanët me ndërlidhje bashkëshortore, të bëjmë të jesh trashëgimtar dhe veprojmë me ju me ligjet tona, mirëpo e bëjmë nijet (vendosim) që ti të jesh në pjesën më të thellë të zjarrit.

Po ashtu, o ti hipokrit, e kam bërë për ju që çështja publike të jetë në kundërshtim me çështjen tënde sekrete. Gjithashtu, Ne veprojmë në atë mënyrë që publikimin tënd “Nuk ka Zot tjetër pos Allahut” e respektojmë. Pra përderisa njeriu thotë se: Nuk ka tjetër pos Allahut dhe Muhamedi është i dërguar i Allahut, mirëpo pas kësaj Ne të kthejmë te pabesimtarët.

Ti, o hipokrit, je i vetmi lajkatarë?! Jo, kurrsesi jo!

Allahu është lajkatari më i mirë. Edhe Ne e kemi publikimin dhe të fshehtën. Ne madje nuk të barazojmë as me pabesimtarin sepse pabesimi yt është edhe më i keq sepse ti ke përfituar me proklamimin tënd të besimit dhe Ne patjetër se do të ta kompensojmë me pabesim. Kështu, Zoti i Lartmadhëruar kur të thotë: “Vërtet Ne jemi duke u tallur.”, po ashtu thotë: “Ne tallemi me hipokritin.” Tallja, nënkupton nënçmimin. Shembull: Kur e përqesh tjetrin:

“Mjerë për secilin ofendues dhe përqeshës.” (Humeze)

“Humeze” do të thotë të përqeshësh tjetrin, qoftë edhe me shenja. Sikur kur të kalon para jush një i çalë dhe ti bëhesh si i çalë. Kështu pra, el-humeze dhe lumeze është ai i cili tallet me tjetrin duke e nënçmuar, që do të thotë ta nënçmoj njeriun.

Pasi kuptimi është që ky njeri ta nënçmoj tjetrin, duhet që ti të kesh diçka që e do dhe ti e nënçmon. Kështu, në këtë rast nënçmimi është shenjë e cila nuk ka të bëjë me besimin e shpirtit të krijesës i cili beson Zotin një.

Një send i prodhuar ka lidhje me prodhuesin e atij sendi sepse nëse ti ia gjen një të metë karriges, nuk ke të drejtë të thuash se kjo karrige ka të metë, por ti e nënvlerëson prodhuesin e asaj karrige. Kështu pra, që në momentin kur tallesh me njeriun, e njeriu nuk ka të bëjë me krijimin e vetes së tij, atëherë ti je duke u tallur me atë të cilin e ka krijuar Allahu dhe nuk e vlerëson atë çka të ka dhuruar Allahu ty në krahasim me atë me të cilin tallesh, duke i pasur veçoritë tjera. Për këtë arsye:

عَسَىٰ أَن يَكُونُوا خَيْرًا مِّنْهُمْ

“Ndoshta mund të jetë më i mirë se ata.” (El-Huxhuratë : 11)

Qëllimi (i ajetit): Mund të jetë më i mirë se ata në veçori tjera apo në karakteristika tjera. Nëse unë jam më i mirë se ti për diçka, tjetri është më i mirë se unë në diçka tjetër.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s