Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Hipokritët dhe mendjelehtët
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ آمِنُوا كَمَا آمَنَ النَّاسُ قَالُوا أَنُؤْمِنُ كَمَا آمَنَ السُّفَهَاءُ ۗ أَلَا إِنَّهُمْ هُمُ السُّفَهَاءُ وَلَٰكِن لَّا يَعْلَمُونَ
“Kur atyre u thuhet: Besoni ashtu siç kanë besuar njerëzit tjerë. Ata thonë: Po si të besojmë edhe ne siç besojnë mendjelehtët?! Por jo, në të vërtetë ata janë mendjelehtët, por ata nuk e dinë.” (El-Bekare : 13)
Mendjelehtë, ahmak. Kjo nënkupton, shqisa për t’i kuptuar çështjet. Por çka është mendjelehtësia? A është ai i cili beson në Zotin e tij, apo është ai i cili nuk beson në Zotin e tij?! Nëse ju mendoni se ata janë mendjelehtë, atëherë pra, pse ia atribuoni vetes besimin, e kështu të bëheni mendjelehtë? Edhe kjo gjithashtu është mendjelehtësi. Sa i përket hipokritëve, ata janë në dy tabore. Jetojnë në taborin e pasuesve të tyre dhe jetojnë në taborin e besimtarëve. Tash shikoje precizitetin e Kur’anit se si i paraqet ata:
“Dhe kur të shkojnë te djajtë e tyre.”
Djalli është çështje e fshehtë dhe ka nevojë për vetmim dhe përderisa fjala ka të bëjë vetëm për vetmimin, këtu kemi publikimin që duhet fshehur. Për këtë arsye, shohim se ai i cili nuk është i devotshëm, mundohet që ta fsheh aktivitetin e tij brenda fushës së rrugës së drejtë. Tentativa e tij është që të fshihet pas dëshmisë së tij se aty ka padrejtësi dhe të këqija, ashtu siç ai nuk duhet të dijë apo të sheh askënd sepse në të ka fëlliqësirë. Morali është moral dhe po që se është te i devijuari.
T’i kthehemi ajetit:
وَإِذَا لَقُوا الَّذِينَ آمَنُوا قَالُوا آمَنَّا وَإِذَا خَلَوْا إِلَىٰ شَيَاطِينِهِمْ قَالُوا إِنَّا مَعَكُمْ إِنَّمَا نَحْنُ مُسْتَهْزِئُونَ
“E kur i takojnë ata që besuan thonë: “Ne besojmë!” por kur veçohen me djajtë e vet u thonë: Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur”. (El-Bekare : 14)
Është dashtë të jetë plotësuese: “Dhe kur vetmohen te djajtë dhe duke qenë te ta thonë.” Apo të besojmë… mirëpo a nuk kanë thënë: “Ne kemi besuar” dhe e kundërta e kësaj do të ishte: “Nuk kemi besuar”.
Besimi nuk është statik, ai do të humb. Në fazën kohore të dy deklarimeve ekziston pabesimi. Mirëpo kur të vetmohen me djajtë e tyre ata janë në natyrshmërinë e tyre. Thonë: Ne jemi me ju. Fjala “Ne jemi me ju” nuk i largon prej tyre, ndërsa fjala “keni besuar” i largon prej tyre. Ky është argument për precizitetin e Kur’anit fisnik.