Tallja

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Tallja

 

Zoti i Lartmadhëruar thotë: “E mashtrojnë Allahun dhe ata të cilët besojnë.”

Duhet që të mos e ndajmë veprimin ndaj besimtarëve, pra Zotit të besimtarëve. Kur tallet me besimtarin për besimin e tij, nuk e ndajmë talljen me Zotin në të njëjtën kohë. Kjo nënkupton se: Ata tallen me besimtarët, mirëpo përgjigja vjen nga Allahu, Ai tallet me ta.

Do të duhej të thuhet: Besimtarët tallen me ta, mirëpo kur Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Allahu tallet me ta”, i bie sikurse Zoti i Lartmadhëruar të thotë:

يُخَادِعُونَ اللَّهَ وَالَّذِينَ آمَنُوا وَمَا يَخْدَعُونَ إِلَّا أَنفُسَهُمْ وَمَا يَشْعُرُونَ

“Mundohen ta mashtrojnë Allahun dhe ata të cilët kanë besuar, mirëpo ata e mashtrojnë vetëm veten e tyre, mirëpo nuk e ndjejnë.” (El-Bekare : 9)

Kështu pra, një pako, nga shkaku se besimtari e lidhë veten e tij me Zotin. Për këtë arsye, është e logjikshme që Zoti i Lartmadhëruar të thotë: “Allahu tallet me ta.” Çështja nuk ka të bëjë me një ngjarje tjetër ose me një njeri tjetër ose me një forcë tjetër të kufizuar, por këtu kemi të bëjmë me forcën e kufizuar përballë Forcës Absolute. Zoti i Lartmadhëruar thotë:

اللَّهُ يَسْتَهْزِئُ بِهِمْ وَيَمُدُّهُمْ فِي طُغْيَانِهِمْ يَعْمَهُونَ

“Allahu do të tallet me ta dhe do t’i lërë një kohë të gjatë të bredhin verbërisht.” (El-Bekare : 15)

“El-Mud” do të thotë të zgjatet diçka nga vetvetja ose nga jashtë, shembull:

Një çështje (pjesë buke) duke e përtypur ajo zgjatet prej vetes së saj, përderisa,

nëse e lidh litarin me një litar tjetër kjo do të thotë zgjatim prej tjetrit. Këtu qëndron dallimi në mes të vetzgjatimit dhe zgjatimit.

وَيَمُدُّهُمْ فِي طُغْيَانِهِمْ يَعْمَهُونَ

“Do t’i lërë një kohë të gjatë të bredhin verbërisht.” (El-Bekare : 15)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s