Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Hipokritët dhe feja islame
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا رَحْمَةً لِّلْعَالَمِينَ
“Ne të kemi dërguar mëshirë për gjithë botët.” (El-Enbija : 107)
Ky është një peizazh i cili pasqyron mëshirën e të dërguarit të Allahut edhe tek hipokritët. Kjo nga shkaku se, çdo herë kur i dërguari i Allahut e ka pasur në kompetencë të zgjedh në mes të dy çështjeve, e ka zgjedhur më të lehtën, që ta vërtetoj thënien e Allahut të Lartmadhëruar:
“Ne të kemi dërguar mëshirë për të gjithë botët.”
Pas kësaj vjen mëshira e tij për umetin e tij, që të zgjerohet, saqë Zoti i Lartmadhëruar kur e ka parë dashurinë për umetin e tij, pra dashurinë e të dërguarit të Allahut dhe dëshirën e tij që ta zgjedh më të lehtën, i thotë: “O Muhamed, nëse dëshiron, çështjen e umetit tënd do të ta lejoja në kompetencën tënde.” A ka çështje më të mirë se kjo? Shikojeni gjenialitetin e Muhamedit a.s. A mos tha: Unë po e marr çështjen e umetit tim në kompetencën time!? Jo. Por, ashtu me mëshirën e tij, i tha Zotit të tij: “Jo, për dallim nga unë, Ti je më i mëshirshëm për umetin tim.” Kjo, për shkak se Muhamedi a.s. është vëlla i besimtarëve, mirëpo Zoti i Lartmadhëruar është Zot i tyre. E, a mund të krahasohet mëshira e vëllait me mëshirën e Zotit!?
I dërguari i Allahut s.a.v.s., e ka lënë çështjen e umetit të tij në kompetencë të Zotit të Lartmadhëruar, duke pasur parasysh se i dërguari fisnik s.a.v.s. është prej ndryshuesve, që do të thotë se ndryshuesi mund të ndryshoj sepse është aksidencial (i krijuar) dhe çdo gjë e krijuar mund të ndryshoj, mirëpo Zoti i Lartmadhëruar është i pandryshueshëm dhe mëshira e Zotit për umetin e të dërguarit s.a.v.s. do të jetë e përgjithmonshme.
Pasi që i dërguari s.a.v.s. e ka dhënë mendimin e tij të mençur, çka ka thënë Zoti i Lartmadhëruar:
يَوْمَ لَا يُخْزِي اللَّهُ النَّبِيَّ وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ
“Dita, në të cilën Allahu nuk e pikëllon të dërguarin dhe ata të cilët kanë besuar.” (Et-Tehrimë : 8)
Kjo e dëshmon fjalën e Allahut: përderisa ju e keni rikthyer (çështjen) tek Unë, Unë jam më i mëshirshëm se ti për ta. Unë nuk i humbi, por gjithashtu jam më i mëshirshëm për ta për shkakun tënd.