Koka (kryesori) e hipokrizisë dhe toleranca e të dërguarit të Allahut

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Koka (kryesori) e hipokrizisë dhe toleranca e të dërguarit të Allahut

 

Besoj se të gjithë e lexoni ngjarjen e Abdullah Ibn Selulit kur e sheh Ebu Bekrin dhe Umer Ibnul Hatabin. Ibn Seluli u thotë vëllezërve të vet hipokrit: Shikoni si janë bërë bashkë këta mendjelehtët.

Abdullah ibn Seluli ka qenë në kundërshtim me fjalët dhe veprimet e tij sepse ka shkuar te Ebu Bekri dhe i ka thënë: Mirë se erdhe zotëria i Temimit! Mirë se erdhe o sidikë! Mirë se erdhe o shejh i islamit! Mirë se erdhe shoku i Muhamedit në shpellë! Mirë se erdhe, o ti i cili e ke shpenzuar veten dhe pasurinë për Muhamedin!

Pastaj Ibnu Seluli u takua me Umerin dhe i tha: Mirë se erdhe o zotëria i beni Adijut! Mirë se erdhe o Faruk! Mirë se erdhe, o ti i cili e ke shpenzuar pasurinë dhe veten për të dërguarin e Allahut!

Pastaj e takon Aliun dhe i thotë: Mirë se erdhe o dhëndër i të dërguarit të Allahut! Mirë se erdhe o zotëria i beni hashimitëve pas të dërguarit të Allahut!

Shihet se nuk ka fjalë më të mira se këto fjali.

Paramendoni se çka u ka thënë Ibni Seluli popullit të tij më herët. Shikoni me vëmendje, u takua me mendjelehtët, ashtu siç i ka cilësuar. A kanë qenë ata mendjelehtë. I ka cilësuar: zotëria i Temimit, zotëria i beni Adijut. Shikoni se si ibni Seluli është shprehur më herët dhe shikoni se si është shprehur më vonë.

Atyre hipokritëve të cilët kanë vepruar ashtu, është dashtë t’u thuhet: Këto janë vetëm shtrembërime, mirëpo përkundër asaj se i dërguari i Allahut i ka kuptuar, shikojeni tolerancën islame dhe tolerancën e të dërguarit të Allahut, saqë kur ka vdekur Ibni Seluli shkon pejgamberi s.a.v.s. dhe ia falë namazin e xhenazes.

Umeri merr qëndrim tjetër dhe i thotë: – O i dërguar i Allahut, po ia falë namazin kokës së hipokritëve?!

Umeri reflekton, mirëpo i dërguari i Allahut insiston në faljen e namazit dhe thotë: – Zoti i Lartmadhëruar ma ka lënë të drejtën të zgjedh, të lutem për të, por edhe të mos lutem për të. Për Zotin, sikur ta dija se nëse më duhet të lutem për të më shumë se shtatëdhjetë herë që të më pranohet lutja, do të isha lutur.

Zoti i Lartmadhëruar e ka respektuar mendimin e Umerit dhe e ka zbritur ajetin, ku në njërën anë e ka arsyetuar mëshirën e të dërguarit të Allahut për ata, por Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

وَلَا تُصَلِّ عَلَىٰ أَحَدٍ مِّنْهُم مَّاتَ أَبَدًا وَلَا تَقُمْ عَلَىٰ قَبْرِهِ ۖ إِنَّهُمْ كَفَرُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَمَاتُوا وَهُمْ فَاسِقُونَ

“Dhe mos ua falë namazin asnjërit prej tyre dhe mos qëndro dhe të lutesh te varri i tyre. Vërtet ata mohuan Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe vdiqën deri sa ata ishin mëkatarë.” (Et-Tevbe : 84)

Kur të ndalohet i dërguari i Allahut, ai ndalim ka qëllim të çështjes tjetër, ndërsa nëse mbetet çështja në kompetencën e të dërguarit të Allahut, atëherë i dërguari i Allahut vepron atë çka e kërkon që ai të jetë mëshirë për të gjithë botën.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s