Në mes të fjalës dhe dëshmisë

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Në mes të fjalës dhe dëshmisë

 

Kjo është mënyra e të vepruarit të Muhamedit a.s. me hipokritët. Ka vepruar në këtë mënyrë, i ka nderuar vetëm se e kanë thënë publikisht fjalën e islamit dhe për islamin.

 

Këtë dukuri, Zoti i Lartmadhëruar e paraqet në 13 ajete të Kur’anit fisnik. Në secilin ajet prej këtyre ajeteve mund të vërehen cilësitë e hipokrizisë, të cilat cilësi gjenden te hipokritët deri në ditën e gjykimit.

وَمِنَ النَّاسِ مَن يَقُولُ آمَنَّا بِاللَّهِ وَبِالْيَوْمِ الْآخِرِ وَمَا هُم بِمُؤْمِنِينَ

“Ka prej njerëzve të cilët thonë: Ne kemi besuar në Allahun dhe në Ditën e gjykimit, mirëpo ata nuk janë besimtarë.” (El-Bekare : 8)

 

Ky ajet tregon se: Ka prej njerëzve të cilët thonë: Ne kemi besuar në Allahun dhe në Ditën e gjykimit. Dhe nuk është për “sot”. Vështroni për precizitetin e thënies: Allahu për ta e ka ndërlidhur besimin e ri. Kjo është sikurse ky besim është besimi i fillimit dhe ai tjetri është besim i fundit. Që e ka konceptin: Keni kujdes për “besimin” në mes të dy këndeve:

– Besimi i fillimit është “besimi në Allahun” dhe

– besimi i përfundimit është “besimi në Ditën e fundit (gjykimit)”.

Vështroni me kujdes çka kanë thënë. Krahasojeni atë çka kanë thënë, fjalën si fjalë e vërtetë: “Ka prej njerëzve të cilët thonë: Ne kemi besuar në Allahun dhe në Ditën e fundit.” Mirëpo për shkak të fjalës precize Zoti i Lartmadhëruar ka thënë “mirëpo ata nuk janë besimtarë”. Me qëllim që të tregoj se çështja është atribut i patjetërsueshëm dhe nuk është ngjarje e cila ndryshon.

Po ashtu, ajeti thotë:

“Dhe ka prej njerëzve të cilët thonë.” dhe

nuk thotë:

Ka prej njerëzve të cilët dëshmojnë.”

Thënia këtu është të shprehurit:

وَلَوْ نَشَاءُ لَأَرَيْنَاكَهُمْ فَلَعَرَفْتَهُم بِسِيمَاهُمْ ۚ وَلَتَعْرِفَنَّهُمْ فِي لَحْنِ الْقَوْلِ ۚ وَاللَّهُ يَعْلَمُ أَعْمَالَكُمْ

“Po të dëshironim, Ne do t’ua kishim shfaqur ata (hipokritët) juve dhe ju pa dyshim se do t’i njihni nga mënyra e të folurit. Allahu i di mirë të gjitha veprat e juaja.” (Muhamed : 30)

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s