Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Dalja nga sfera e obligimeve
Zoti i Lartmadhëruar e ka urdhëruar pabesimtarin që t’i besoj. Pabesimtari nuk e dëgjon Atë, por ai i dëgjon epshet e tij. Përderisa vepron për epshet e tij, ai edhe shpërblimin e merr prej epsheve të tij. Në Ditën e Kijametit pabesimtari do të befasohet me ekzistencën e Zotit:
وَالَّذِينَ كَفَرُوا أَعْمَالُهُمْ كَسَرَابٍ بِقِيعَةٍ يَحْسَبُهُ الظَّمْآنُ مَاءً حَتَّىٰ إِذَا جَاءَهُ لَمْ يَجِدْهُ شَيْئًا وَوَجَدَ اللَّهَ عِندَهُ فَوَفَّاهُ حِسَابَهُ ۗ وَاللَّهُ سَرِيعُ الْحِسَابِ
“Ata të cilët nuk besojnë, veprat e tyre janë si mirazhi në shkretëtirë, të cilin i etshmi e kujton për ujë, por kur arrin tek ai vend nuk gjen asgjë. Aty do të hasë në dënimin e Allahut, i Cili e paguan llogarinë e tij të plotë. Allahu është i shpejtë në llogari.” (En-Nurë : 39)
Ah, sikur pabesimtari të mos e gjente vetëm ujin. Por e gjen Allahun te vetja e tij dhe befasohet me ekzistencën e Tij, e këtë nuk e ka pasur fare në mendje. Dhe kjo i bie sikurse t’i thotë Zoti i Lartmadhëruar: Çka dëshiron nga Unë, kurse Unë nuk kam qenë në mendjen tënde. Nga bota ke marrë çka ke dëshiruar. Nuk i kemi shkëputur të mirat që i ke arritur nga puna jote:
“Dhe e gjetën Allahun te vetja e tyre dhe i priste llogaria.”
Ndoshta njeriu mund të thotë: Cili është shpërblimi i atij i cili e ka zbuluar mikrobin dhe i ka zbuluar shkaqet për shërim dhe për zbulimet tjera të cilat i zbulojnë pabesimtarët?.
Ne u përgjigjemi atyre: Njeriu e merr pagën (shpërblimin) prej atij për të cilin ka punuar. Në mendjet e tyre a ka qenë Zoti apo njeriu, bota!?.Në mendjet e tyre a ka qenë Zoti apo fama, reputacioni!?.
Ti i ke marrë të gjitha ato merita. Për ju janë shkruar libra, keni marrë medalje, e çmime e dekorime. Mos thuaj: “Zoti i ka humbur.” E vërteta është se, ka humbur ai i cili ka mëkatuar.