Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Devijimi i mëkatarëve
Fjala mëkat e ka gjenezën prej hurmës së thatë.
Hurma kalon nëpër shumë faza të tharjes deri sa të del thelbi prej (para) lëvores dhe ne themi: Është shkëputur lëvozhga prej farës, që do të thotë se ka dalë nga lëvozhga. Këto terminologji i kanë përdorë arabët dhe me fjalën “mëkatarë” e kanë quajtur atë i cili ka dalë prej sferës së detyrave (obligimeve) ashtu siç del fara nga lëvozhga. Kjo është në rend të parë, pra mëkati, ndërsa në rend të dytë, e humb Allahu.
Kështu pra, duhet ta kuptojmë se Zoti i Lartmadhëruar kur e ka krijuar njeriun e ka krijuar:
– me pa të drejtë zgjedhjeje në disa çështje;
– me të drejtë zgjedhjeje në disa çështje, pra me obligime.
Obligimet gjithmonë janë: veproje këtë, dhe e kundërta e saj është, mos e vepro.
Për Zotin! Nëse i them shërbëtorit tënd, veproje këtë! A është e logjikshme që ai të nënkuptoj se ai ka mundësi që të mos e veproj? Kështu është kur ai ka mundësi të mos e vepron atë që e vepron përpos asaj çka kam kërkuar prej tij që ta vepron.
Kur Zoti i Lartmadhëruar thotë për këtë çështje, veproje, dhe çështjen tjetër, mos e vepro. Kur Ai urdhëron, krijesat e Tij duhet të jenë të përgatitura për t’u përgjigjur. Kështu pra, Ai është në gjendje të vepron ose të mos vepron. Kandari i programit është që t’i jepet përparësi njërës ndaj tjetrës, ashtu që të jetë i nënshtruar ndaj urdhrit të Allahut.
Për këtë arsye, ai i cili harmonizohet me përgjegjësitë (obligimet) dhe beson në Allahun dhe i pranon detyrat nga Allahu, atëherë Allahu ia jep kuptimin atij programi. Përderisa, për atë i cili e kundërshton Allahun, Allahu për të parasheh errësirën.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
إِنَّ اللَّهَ لَا يَسْتَحْيِي أَن يَضْرِبَ مَثَلًا مَّا بَعُوضَةً فَمَا فَوْقَهَا ۚ فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا فَيَعْلَمُونَ أَنَّهُ الْحَقُّ مِن رَّبِّهِمْ ۖ وَأَمَّا الَّذِينَ كَفَرُوا فَيَقُولُونَ مَاذَا أَرَادَ اللَّهُ بِهَٰذَا مَثَلًا ۘ يُضِلُّ بِهِ كَثِيرًا وَيَهْدِي بِهِ كَثِيرًا ۚ وَمَا يُضِلُّ بِهِ إِلَّا الْفَاسِقِينَ
“Allahu nuk ngurron të sjell shembullin e mushkonjës ose diçka më të madhe se ajo. Ata të cilët besojnë, e dinë se kjo është e vërtetë prej Zotit të tyre, ndërsa, ata të cilët nuk besojnë, thonë: Çfarë kërkon të tregoj Allahu me këtë shembull? Nëpërmjet tij shumë kënd e lë në humbje, e shumëkujt ia ndriçon rrugën e drejtë. Ai i lë në humbje vetëm mëkatarët.” (El-Bekare : 26)
Besimtarët pranojnë çdo gjë brenda kornizës së besimit në Allahun, ashtu që situata e besimtarit për veten e tij është: Çka kam kuptuar kam kuptuar, ndërsa çka nuk kam kuptuar, urtësinë e saj ndoshta do ta kuptoj më vonë. Ndoshta ekziston urtësi që unë të mos kuptoj, ashtu që të vërtetohet se unë kam besuar edhe në të padukshmen, dhe që në momentin kur paraqitet e padukshme, unë besoj në të.