A ka hipokriti njerëzi apo ndërgjegje?

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

A ka hipokriti njerëzi apo ndërgjegje?

 

Procesi i hipokrizisë të cilën e ka shpjeguar Zoti i Lartmadhëruar është proces i cili ka nevojë për analizë shpirtërore (psikike), në mënyrë që të shihet a ka njerëzi dhe a ka ndërgjegje ai hipokrit?!

Ai i cili lajkaton dhe mashtron, ai e tregon dobësinë e tij. I forti nuk mashtron sepse ai ngjarjes i paraqitet me forcë.

Hipokriti nuk ka forcë për ballafaqim. Ai paraqitet dhe i përcjellë ngjarjet. Kush vepron kështu, ai është humbësi i parë. Ai e ka mendimin në veten e tij dhe e dëshiron mendimin e tjerëve në të dhe që nga momenti kur njeriu e dëshiron mendimin e tjerëve në veten e tij, para mendimit të vet në veten e tij, kjo është pika e parë e nënçmimit të njeriut para vetes së tij. Pse?

(Përgjigjja) Sepse ti mund ta fshehësh të metën tënde para njerëzve, por nuk mund ta fshehësh para vetes. Përderisa e sheh të metën tënde në veten tënde dhe pajtohesh me të dhe dëshiron që askush të mos e sheh atë të metë, kjo do të thotë se të tjerët për ty janë më të nderuar se sa vetja jote. Nga shkaku se ti e dëshiron mendimin e tyre, edhe pse e ke mendimin në veten tënde dhe ke pasur dëshirë që të thonë se ti je i drejtë, ndërsa ti e di se je gënjeshtar sepse ti nuk brengosesh për mendimin tënd në veten tënde, që do të thotë, vetja jote nuk brengoset për mendimin tënd në veten tënde sepse ti dëshiron ta avancosh personalitetin tënd para njerëzve. Kësisoj ti je i poshtër. Poeti thotë:

Mjafton që njeriu të ketë turp kur e sheh të metën në veten e tij

edhe po të ishte i fshehur nga xhinët dhe njerëzit.

Me një fjalë, e rëndësishme është mendimi në veten tënde dhe jo mendimi i tjerëve për ty. Si është e mundur, ti e di se je gënjeshtar dhe je i lumtur se je gënjeshtar, ndërsa kur ta kuptojnë njerëzit (se je gënjeshtar) pikëllohesh!?

Kështu pra, vetja e juaj është e poshtër dhe kur njeriu vetmohet dhe i paraqitet jeta e tij dhe shikon veprimet e tij dhe e sheh se nuk je në kundërshtim me çështjet tjera, nderohen dhe respektohen para jush, përderisa kush e sheh se para njerëzve ka mundur të paraqitet ndryshe dhe deri më tani ende nuk kemi folur për paraqitjen e tij me Allahun, përderisa Ai e di se çka ka në mes tij dhe vetes së tij. Kështu pra, në bazë të përcaktimit tënd, njerëzit janë më të mirë se ti, që do të thotë se ti ke vlerë më të vogël dhe respekt më të vogël.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s