Befasi për pabesimtarët

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Befasi për pabesimtarët

 

Po të mos kishte qenë i varur prej ndërmjetësuesit, tregtari vet do të kishte pasur shpresë të përfitoj. Çka ka pritur prej asaj tregtie?.

Këtu Zoti i Lartmadhëruar ia këputë edhe shpresën e fundit të cilën e ka pasur. Dhe thotë, do t’i shtohet befasia “Dhe nuk sjelli përftim tregtia e tyre.”.

 Kur’ani fisnik na e sjell një çështje interesante. Ndonjëherë njeriu mendon se ka dështuar vetëm me atë kontratë. Mirëpo, vjen çështja tjetër dhe Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe nuk janë të udhëzuar.”. Këtu vjen befasia pas befasisë. Nëse ti dëshiron ta dënosh një njeri, kur ai kërkon ndihmë dhe ai kërkon ujë, ti ia sjell një gotë ujë që ai të fitoj një lloj shprese që të pi ujë pas etjes së madhe. Kur të afrohet te uji, ti e derdh ujin në tokë, kjo është befasi pas befasie.

Edhe pse thuhet se pjesa e ajetit “Allahu tallet me ta” ka të bëjë për në Botën tjetër, ashtu që Allahu do t’ua hapë dyert e xhenetit dhe ata mendojnë se Allahu do t’i nderoj dhe do t’i nxjerr nga xhehenemi dhe do t’i shpie në xhenet dhe kur të afrohen para derës së xhenetit, para fytyrës së tyre do të mbyllen dyert e xhenetit. Ky është lloj i talljes, dhe kjo është befasi pas befasie.

Kur’ani e tregon edhe formën tjetër në Botën tjetër, ku thotë:

وَإِن يَسْتَغِيثُوا يُغَاثُوا بِمَاءٍ كَالْمُهْلِ يَشْوِي الْوُجُوهَ

“Dhe kur të kërkojnë ndihmë me ujë, u jepet ujë valë, i cili i djeg buzët.” (El-Kehf : 29)

Mirëpo, parashtrohet çështja: Me ujë!? Ujë i cili nuk shuan etjen.

Në këtë kemi befasi pas befasie, që do të thotë se fillon një proces i lirimit dhe i lehtësimit dhe pas kësaj vjen procesi i shtrëngimit. Për këtë arsye, prej metodave politike të nënçmimit është që personi të ngrihet lart dhe të zbritet poshtë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s