"Çelësi i emrit madhështorë" Autor: Ibrahim Muhame el-Betavi Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Ky libër është libër i çdo robi i cili dëshiron të afrohet me Allahun.
Në këtë libër kemi paraqitur esencën e fesë dhe planprogramin e muslimanit për të pasur sukses në këtë botë dhe deri sa të arrijmë të qetë në Shtëpinë e paqes në xhenet.
Në këtë libër fillimisht i kemi paraqitur ajetet e lutjeve nga Kur’ani fisnik, së bashku me ajetet që lexohen për shërim dhe rregullat edukative të domosdoshme për çdo musliman i cili dëshiron të jetë afër Allahut.
E lus Zotin Fisnik që ky libër të jetë i dobishëm dhe të jetë mjet që të pranohen lutjet tuaja, të umetit dhe të udhëheqësve tuaj, ashtu që t’i udhëzoj, t’i afroj në besim, t’i furnizoj, t’i ruaj ata, t’i siguroj nga çdo e keqe sepse e keqja dhe e mira janë në dorën e Allahut dhe jo në dorën e atyre të cilët janë armiq të islamit.
Rruga e Lumturisë për të gjithë është rruga e devotshmërisë ndaj Allahut, ndërsa fatkeqësia e të gjithëve është në mëkatimin ndaj Allahut. Paqja dhe lumturia nuk ka rrugë tjetër përpos përmbajtjes së ligjeve të Allahut.
“Ata të cilët kanë besuar dhe imanin e tyre nuk e përlyejnë me padrejtësi, ata do të kenë qetësi dhe lumturi, dhe ata janë të udhëzuarit.
A ka fjalë më të drejtë se fjala e Allahut.”
______
Për ta lexuar kliko në foto: