Dr. Musli Vërbani
Lutja para kontaktit intim
Ademi a.s. është krijuar pa mashkull dhe femër (pa nënë dhe pa babë).
Hava është krijuar pa femër (pa nënë).
Isai a.s. është krijuar pa mashkull (pa babë).
Njerëzimi krijohen prej mashkullit dhe prej femrës (prej babe dhe prej nëne).
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Ai (Allahu) i dhuron vajza kujt të dojë
e (i dhuron) djem kujt të dojë.
Ose disave u dhuron djem e vajza,
e kë të dojë e lë pa fëmijë.” (Esh-Shura : 49, 50)
Zoti i Lartmadhëruar ndonjë pejgamberi i ka dhuruar vetëm vajza, siç është rasti i Shuajbit a.s.
Zoti i Lartmadhëruar ndonjë pejgamberi i ka dhuruar vetëm djem, siç është rasti i Ibrahimit a.s.
Zoti i Lartmadhëruar Muhamedit a.s. i ka dhuruar edhe djem edhe vajza.
Pa kurrfarë dyshimi se fëmija i mirë është dhurata më e çmuar për njeriun.
Kur një grua dhe një burrë kombinojnë nëpërmjet bashkimit të qelizave riprodhuese fillon zhvillimi i fëmijës.
Nga qeliza e riprodhimit të gruas e cila quhet vezë dhe nga qeliza riprodhuese e burrit e cila quhet spermatozoid fillon embrioni rezultues njëqelizor i “çiftëzuar ose i bashkuar”. Kjo ndodhë rreth 24 deri në 40 orë pas fekondimit.
Para kontaktit intim mirë është të bëhet lutja si në vijim:
“Në emër të Allahut,
Zoti im largoje shejtanin nga ne, dhe
largoje shejtanin nga ai me të cilin na furnizon (fëmija ynë i cili mund të fillon të zhvillohet nga ky moment).”
Kjo nga shkaku se nëse nga ai kontakt intim fillon zhvillimi i fëmijës, ai fëmijë do të jetë i siguruar nga shejtani, me fjalë tjera shejtani nuk mund ta lajthitë në rend të parë nga besimi në Zot dhe pastaj do të jetë i siguruar edhe nga mëkatet e mëdha dhe lajthitjet tjera.