Dr. Musli Vërbani
Fikhu i çështjeve politike dhe ekonomike
Një prej përkufizimeve të fikhut është: “Njohuria e njeriut për atë çka i takon atij kundrejt tjerëve dhe çka u takon tjerëve kundrejt tij.”
Fikhu ndahet në:
- fikhu i adhurimit (ibadat), dhe
- fikhu i veprimtarisë në mes njerëzve (muamelat).
Fikhu i adhurimit (ibadat) rregullon marrëdhëniet e njeriut me Zotin e tij, ku bëjnë pjesë:
- fikhu i namazit,
- agjërimit,
- zekatit, e të ngjashme.
Fikhu muamelat ka të bëjë me marrëdhëniet reciproke ndërmjet njerëzve, ku bën pjesë:
- e drejta familjare,
- e drejta qytetare,
- e drejta penale, etj.
Sa i përket çështjeve të fikhut të namazit, dijetarët janë thelluar deri në detajet më të imta dhe nuk kanë lënë asgjë mangë pa sqaruar.
Sa i përket çështjeve të fikhut të marrëdhënieve reciproke në mes njerëzve, i është kushtuar rëndësi por më pak se fikhut të adhurimit.
Përpos fikhut të adhurimit (ibadat) dhe fikhut të marrëdhënieve ndërnjerëzore (muamelat), shoqëria islame ka nevojë edhe për fikhun e çështjeve politike, sociale, ekonomike, etj.
Fikhut të çështjeve ekonomike dhe politike i është kushtuar shumë pak rëndësi, saqë në librari mund të gjesh shumë pak libra të kësaj natyre. Dijetarët do të duhej të thelloheshin më shumë në këto çështje për të siguruar ekonominë e qytetarët dhe gjendjen e muslimanëve, në mënyrë që njerëzit t’i kryejnë adhurimet ndaj Zotin në mënyrë sa më të mirë.
Ashtu siç është e rëndësishme sexhdeja e ballit dhe e trupit, po ashtu e rëndësishme është edhe sexhdeja e zemrës dhe e mendjes sepse shumë ajetet të Kur’anit fisnik përfundojnë me thirrje ndaj analizimit, logjikës dhe thellimit të studimit, ku në një ajet Zoti i Lartmadhëruar thotë: “…dhe logjikoni, analizoni o ju pronarë të mendjes…”