Rreth mëkateve

Dr. Musli Vërbani

Rreth mëkateve

 

Mëkatet ndahen në:

  • mëkate të mëdha dhe
  • mëkate te vogla.

 

Njeriu duhet të largohet nga mëkatet e mëdha, ndërsa sa i përket mëkateve të vogla, Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Për ata që ruhen prej mëkateve të mëdha dhe veprave imorale, përveç mëkateve të vogla, me të vërtetë, Zoti yt është i gjerë në falje.” (En-Nexhm : 32)

Mëkatet e pjesëve të trupit mund të jenë:

  • mëkatet e zemrës,
  • mëkatet e gjuhës,
  • mëkatet e syve,
  • mëkatet e veshëve, dhe
  • mëkatet e barkut.

 

Mëkatet e zemrës janë të llojit si, urrejtja, zilia, etj.

Mëkatet e gjuhës janë të llojit si, shpifja, dëshmia e rrejshme, etj.

Mëkatet e syve janë të llojit si, shikimi i gjërave të cilat është e ndaluar të shikohen, etj.

Mëkatet e veshëve janë të llojit si, dëgjimi i fshehtësive, etj.

Mëkatet e barkut janë të llojit si, korrupsioni, vjedhja, etj.

 

Për shkak të mëkateve bien fatkeqësi, e ato mund të bien:

  • mbi individin, dhe
  • mbi shoqërinë.

 

Shembuj të fatkeqësive për shkak të mëkatit të cilat bien mbi individin:

  • mëkatimi i Iblisit ka qenë shkak që ai të largohet prej mëshirës së Allahut.
  • mëkatimi i Ademit a.s. ka qenë shkak që ai të nxirret prej xhenetit.
  • mëkatimi i Karunit ka qenë shkak që të fundoset në tokë ai me gjithë pasurinë e tij. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Atë (Karunin) me tërë pasurinë dhe pallatin e tij Ne e shafuam në tokë.” (El-Kassas : 81)

 

Shembull i fatkeqësisë për shkak të mëkatit që bie mbi shoqëri:

  • mëkatimi i popullit të Nuhut a.s. ka qenë shkak i përmbytjes. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Atëherë i hapëm dyert e qiellit dhe (i dënuam) me shi rrebesh dhe të furishëm.” (El-Kamer : 11)

 

 

Raporti i njerëzve kundrejt mëkatit

 

Në raport me mëkatin janë tre kategori njerëzish:

  1. vepruesit e mëkatit,
  2. ata të cilët këshillojnë në ndalimin e veprimit të mëkatit, dhe
  3. ata të cilët rrinë indiferent (as nuk këshillojnë në ndalim, por as nuk e stimulojnë) në të vepruarit e mëkatit.

 

Ndëshkimi i Allahut bie mbi kategorinë e parë, pra ata të cilët e veprojmë mëkatin, dhe mbi kategorinë e tretë, pra ata të cilët rrinë indiferent kur shohin vepra të mëkatit. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “… kurse i ndëshkuam ashpër keqbërësit, për shkak të mosbindjes (mëkateve) së tyre. (El Earaf : 165).

 

Shpëtimi është mbi kategorinë e dytë, pra për ata që këshillojnë në ndalimin e mëkatit, për ta Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“… Ne i shpëtuam ata që këshillonin.” (El Earaf : 165)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s