Nderimi i memorizuesit të Kur’anit

Dr. Musli Vërbani

 

Nderimi i memorizuesit të Kur’anit

 

Një prej specifikave të Kur’anit fisnik është memorizimi i tij.

Kur’ani është vepra që Allahu ia ka dërguar njerëzimit për udhëzim. Përmes Kur’anit arrihet ndërmjetësimi tek Zoti në Ditën e Gjykimit.

Dijetarët e gjeneratave të mëhershme që në moshën 7-12 vjeçare e kanë memorizuar Kur’anin, e pastaj janë ndarë në profesione të ndryshme.

Rrallë mund të hasësh (për të mos thënë asnjë) që ndonjë prej dijetarëve islam eminent të mos e ketë memorizuar Kur’anin para moshës 10 vjeçare.

Madje edhe dijetarët e lëmive shkencore e kanë memorizuar Kur’anin, të cilët pas memorizimit të Kur’anit janë profesionalizuar edhe në shkencat natyrore, e të cilët kanë dhënë kontribut jo vetëm në civilizimin islam por edhe në civilizimin botëror.

Memorizimi i Kur’anit ka qenë një prej shkaqeve të ngritjes së shoqërisë islame në kohë të ndryshme ngase Kur’ani nuk është vetëm burim energjie për shpirtin dhe ushqim për shpirtin, por aktivizues shpirtëroro-shoqëror, me fjalë tjera, mbjell entuziazmin dhe vullnetin për ballafaqimin e sprovës së kësaj bote.

Është tentuar një shekull që të ndërpritet tradita e memorizimit të Kur’anit në trojet shqiptare, por këtë traditë nuk e ka ndërprerë Mulla Mahmuti nga Tetova, hafiz Refiku nga Likova dhe hafizët tjerë si nga Studeniçani i Shkupit e edhe të ndonjë vendi tjetër, pra ka vazhduar të veprohet në mënyrë individuale dhe kjo traditë është përcjellë deri më sot.

Lajm i mirë është lajmi kur dëgjojmë që tash pas përmbysjes së komunizmit është bërë diplomimi i 13 hafizëve të parë në Shqipëri.

Lajm i mirë kur dëgjojmë edhe për diplomimin e 8 hafizëve në Gjakovë.

Lajme të mira janë edhe lajmet kur dëgjomë për themelimin e Qendrave për Memorizimin e Kur’anit fisnik në shumë vende të trojeve shqiptare, si në Shkup, Tetovë, Gjakovë, Shkodër, Likovë, Prizren e Pejë, e në ndonjë vend tjetër.

Shumë shpejt numri i memorizuesve të Kur’anit do të rritet, ndërsa shumë e rëndësishme është edhe sistemimi i tyre, me fjalë tjera për të menduar për të ardhmen e tyre.

Në xhamitë qendrore të qyteteve duhet të jetë kriter që imam të jetë memorizuesi (hafëz) i Kur’anit, kur dihet se memorizuesit të Kur’anit i jepet përparësi para të tjerëve që të prijë në namaz.

Përpos kualifikimit përkatës, në institucione islame duhet të jetë kriter që t’i jepet përparësi memorizuesit të Kur’anit (hafëzit).

Është fatkeqësi ajo që shihet nga shumë udhëheqës të institucioneve islame të cilët kur të jenë imam falen me sure të shkurta të Kur’anit (e ndoshta edhe vetëm me ndonjë ajet aty këtu).

Në fund… Kur’ani është ndërmjetësues i njeriut me Zotin e Lartmadhëruar në ditën e gjykimit e lusim Zotin e Lartmadhëruar që t’i ndriçoj zemrat tona me Kur’an dhe të na bëhet ndërmjetësues me Zotin e Lartmadhëruar në Ditën e gjykimit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s