Dr. Musli Vërbani
Jehudizmi, krishterizmi dhe feja islame
Baba i njerëzimit dhe pejgamberi i parë ka qenë Ademi a.s.
Me kalimin e kohës njerëzit janë shtuar e përveç kësaj edhe kanë filluar të largohen nga rruga e drejtë.
Për t’i orientuar njerëzit në rrugë të drejtë, Zoti i Lartmadhëruar në vazhdimësi ka dërguar pejgamberë.
Disa prej pejgamberëve Zoti i Lartmadhëruar i ka treguar në Kur’an, e disa prej tyre nuk i ka treguar në Kur’an.
Kur’ani në vazhdimësi tregon për Musain a.s. dhe përjetimet e tij me beni israilët.
Kur’ani tregon edhe për Isain a.s.
Sot, në botë prej feve më të përhapura janë:
- jehudizmi,
- krishterizmi, dhe
Jehudizmi është fe materialiste. Specifikë e jehudizmit është materializmi, kuptohet pasi që e kanë ndryshuar Tevratin. Në Tevratë nuk shohim se flitet për botën tjetër. Ajo është fe e cila përqendrohet vetëm në materialen, e i mungon çështja shpirtërore. Jehuditë aq shumë janë materializuar në fenë e tyre saqë edhe Zotin kanë dashur ta kenë si materie.
Krishterizmi është e kundërta e jehudizmit sepse specifikë e saj është shpirtërorja, me fjalë tjera, e kundërta e materializmit. Krishterimi duke e parë se jehuditë aq shumë janë materializuar kanë kaluar në shenjtërim dhe në kallugjerizëm (murgëri).
Pas fesë materialiste, pra jehudizmit, erdhi në shprehje feja krishtere, e cila në tërësi është shpirtërore, saqë arriti deri në nivelin e shenjtërimit (hyjnimit) dhe të kallugjerizmit.
Në botën perëndimore, për shekuj me radhë ishte dominant krishterizmi, por laicistët, orientalistët, dijetarët e renesancës, etj., e panë se krishterimi ka të meta e kundërthënie. Në bazë të kësaj, ata menduan se të gjitha fetë kanë të meta të njëjta, andaj deklaruan se “Feja çon në mbrapambeturi dhe në moszhvillim.”
Është interesant të dëgjohet nga orientalistët duke deklaruar se “Feja çon në varfëri dhe mbrapambeturi.”
Feja islame nuk kalon në materializëm të skajshëm, e po ashtu nuk kalon as në shpirtërim të skajshëm, por e bën ekuilibrimin në mes tyre.
Është e vërtetë se në ato kushte dhe në ato rrethana të asaj kohe feja ka ndikuar për varfërim dhe mbrapambeturi, e pse ka ndikuar do ta shpjegojmë me një shembull, i marrim dy mjek dhe dy pacientë:
- Njëri mjek ia jep udhëzimin pacientit, i cili udhëzim e shëron trupin, por pacienti nuk i përmbahet atij udhëzimi, atëherë trupi sëmuret dhe dobësohet. Mjeku e jep recetën e cila e shëron trupin dhe nëse i sëmuri nuk i përmbahet atëherë e dëmton trupin.
- Mjeku tjetër e jep udhëzimin i cili nuk e shëron trupin dhe nëse pacienti nuk e zbaton këtë recetë atëherë trupi nuk i dobësohet. Por nëse do ta zbatonte atëherë trupi do t’i dobësohej.
Çka na tregon ky shembull:
Tregon se udhëzimi i parë është i drejtë ndërsa udhëzimi i dytë nuk është i drejtë:
- nëse nuk i përmbahet udhëzimit të parë, ai dobësohet, ndërsa
- nëse nuk i përmbahet udhëzimit të dytë, forcohet.
Kështu është edhe me civilizimet.
Kur islami qeveriste jetën e muslimanëve ata zhvilloheshin dhe përparonin.
Kur muslimanët e larguan fenë e tyre nga qeverisja, muslimanët mbetën të prapambetur.
A në anën tjetër, kur të krishterët i janë përmbajtur fesë së tyre, ata kanë stagnuar dhe kanë mbetur të prapambetur, ndërsa kur e larguan fenë nga qeverisja dhe filluan ta zbatonin sistemin politik laik në jetën e tyre, përparuan.
Kështu pra, udhëzimi i parë është i drejtë, a udhëzimi i dytë i gabuar.
Kush dëshiron që ta zhvilloj umetin islam, në rend të parë duhet ta rrënjosë islamin në shpirtrat e muslimanëve.
Duhet t’i mësojnë muslimanët se e meta nuk është në ligjet sheriatike, por e meta është në shpirtrat e muslimanëve.
Duhet t’i mësojnë muslimanët se e meta nuk është në ligjet sheriatike, por e meta është në mospraktimin e ligjeve sheriatike. Nëse muslimanët dëshirojnë që të kthejnë krenarinë e tyre dhe të udhëheqin botën përsëri, ata duhet që ta ndryshojnë veten e tyre. Pa dyshim se Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa vet ata nuk ndryshojnë çka ka në veten e tyre. (Err-Rraëd : 11)
Duhet ta dimë se Allahu ndryshon për shkak tonin, por ne duhet të ndryshojmë për Allahun.