A e ka vaxhib udhëtari prerjen e Kurbanit?

Përgjigjja:

Sheriatin Islam: Udhëtar quhet personi i cili e kalon distancën prej 82 km. gjatësi e më shumë, pa marrë parasysh nëse atë udhëtim e kalon: duke ecur në këmbë, ose me mjet transportues si p.sh. me automjet, aeroplan etj., dhe pa marrë parasysh nëse ai udhëtim është i lehtë dhe komod apo i vështirë, dhe që pas udhëtimit, në vendin e destinimit qëndron më pak se 15 ditë.

Mjafton vetëm udhëtimi për të mos qenë obligative (vaxhib) prerja e Kurbanit.

Nëse gjatë tri ditëve të Kurban Bajramit një person e kalon këtë distancë prej 82 km e më shumë, nuk e ka obligim (vaxhib) prerjen e Kurbanit.

Ebu Bekri dhe Omeri r.a. kur kanë qenë udhëtarë, nuk kanë prerë Kurban.

Kujtojmë atë se në të kaluarën (ndoshta edhe sot) ka ndodhur që një person e ka kaluar distancën prej 1000 km e më shumë, për t’u kthyer në vendlindje, për të prerë Kurban, e që më pastaj, pasi e ka prerë Kurbanin dhe pas Kurban Bajramit, është kthyer në Kurbet.

Nuk themi se Kurbani i tillë nuk pranohet, por themi se ai Kurban për të është Kurban nafile (vullnetar), e jo Kurban vaxhib (obligativ), edhe pse e ka pasur vaxhib.

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Më është parashtruar pyetja, po e jap përgjijgen”

Lini një koment