Dashuria ndaj atdheut dhe zbatimi i urdhrave të Allahut

Në çdo kohë dhe në çdo vend njeriu do të ballafaqohet me probleme të brendshme. Pastaj hamendet dhe dëshiron t’i krahasoj, t’i balancojë ose të vlerësojë njërën prej dy çështjeve të rëndësishme e ato janë:

– dashuria ndaj atdheut;

– zbatimi i urdhrave të fesë, në të cilat njeriu beson në vërtetësinë e tyre;

Në këto çështje luhatet.

Kur’ani fisnik e ka sqaruar këtë çështje dhe ka treguar për zgjedhjen ideale, e ajo është dëgjueshmëria e Allahut dhe të të dërguarit të Tij edhe pse shumica e njerëzve ndikohen nga dashuria për atdheun dhe jetën në vendlindjet e tyre në dëm të simboleve fetare. Kjo është tejkalimi i masës nga ajo që është më e rëndësishme dhe më e shenjtë.

Allahu i Madhërishëm ka thënë:

Ajetet 66-68:

Sikur t’i kishim obliguar ata: mbytni vetveten tuaj, atë (obligim) nuk do ta zbatonin, me përjashtim të një pakice prej tyre. Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t’i përforconte më shumë. (66) Dhe atëherë do t’u jepnim atyre nga ana Jonë shpërblim të madh. (67) Dhe do t’i udhëzonim në rrugë të drejtë. (68)

Shkak i zbritjes së ajeteve

Jehudët thoshin: Pasiqë hipokriti nuk pajtohet me gjykimin e pejgamberit a.s., mendimi ynë nuk është më i keq se i atyre, ata besojnë në Muhamedin, e pasojnë atë dhe kërkojnë gjykim prej tij, pastaj nuk pajtohen me vendimet e tij, ndërsa ne jemi urdhëruar që të vrasim veten tonë dhe e kemi zbatuar atë urdhër, derisa janë vrarë (në mes vete) shtatëdhjetë mijë. Thabit ibn Kajdi ka thënë: Po të na bëhej obligim kështu edhe ne do ta zbatonim: Atëherë ka zbritur ajeti për të treguar gjendjen e atyre hipokritëve se edhe po të bëhej obligim për umetin nuk do ta zbatonin vetëm se një grup i besimtarëve të vërtetë, si f.v., Thabit bin Kajsi dhe të tjerë. Pejgamberi a.s. ka thënë: Thabit bin Kajsi, Amari dhe Ibn Mes’udi janë brenda termit “pak” tek të paktët. Kjo, po të bëhej kusht për pranimpendimin se a do ta zbatonin atë obligim, me fjalë tjera po të i bëhej obligim umetit tonë për të vrarë veten (luftën mes vete) në kompensim të pranimpendimit.

Një njeri besimtar – e ai është Ebu Bekri Sidiki – kur ka zbritur ky ajet ka thënë: “Po të urdhëroheshim do ta zbatonim, por e falënderojmë Zotin që na ka kursyer.” Këtë e ka dëgjuar pejgamberi a.s. dhe ka thënë: “Në umetin tonë ka burra. Besimi është fortifikuar në zemrat e tyre sikurse kodrat e larta.”

Amar bin Jasiri, Ibn Mes’udi dhe Thabit bin Kajsi kanë thënë: Po të urdhëroheshim të vritnim veten tonë, do ta zbatonim, ose po të urdhëroheshim të dilnim nga shtëpitë do ta zbatonim (atë urdhër) dhe siç transmeton Sujutiu në librin “Ed-Darrul-Menthur” dhe Zibidiju në librin “Itihaf”, pejgamberi a.s. ka thënë: “Është vulosur besimi në zemrat e burrave siç janë vulosur kodrat e larta.”

Këto ajete kërkojnë zbatimin e urdhrave të Zotit me besim të fortë sikurse malet e forta dhe të larta dhe të ngulitura thellë.

Dëgjueshmëri: Të ngarkosh veten të veprosh atë që nuk e dëshiron, e jo atë çka e dëshiron. Është e vërtetë se zbatimin e urdhrave të Zotit dhe dëgjueshmërinë ndaj Zotit me dëgjueshmëri të plotë nuk mund ta veprojnë përpos një numri të vogël prej njerëzve, mirëpo nëse e zbatojnë të urdhëruarën dhe largohen nga e ndaluara, do të ishte më mirë për ta në këtë botë dhe në botën tjetër.

Argument për vendosmërinë në të vërtetën është shkak i realizimit të fitimit të madh në botën tjetër, nga shkaku se rruga e xhenetit është e shtruar me vështirësi dhe gjëra të papëlqyera, ndërsa rruga e xhehenemit është e shtruar me pasimin e epshit. E shohim ajetin: “Dhe sikur të nxirreshin nga shtëpitë e tyre.” Vërejmë se është sinjal i qartë se zemrat e njerëzve janë të ndërlidhura me vendlindjet e tyre dhe se dashuria për atdheun është që zemra të jetë e ndërlidhur me të nga shkaku se Allahu i Lartmadhëruar e ka paraparë dëbimin nga shtëpitë dhe atdheu si të barabartë me vrasjen e njeriut. Që të dy çështjet janë të dashura. Shumica e njerëzve nuk e teprojnë kur shpenzojnë mund për tokën dhe atdheun, pa marrë parasysh sa djersiten, saqë angazhohen dhe shumë mundohen, mirëpo ekziston diçka e cila është më e veçantë, e përgjithmonshme dhe më madhështore se dashuria ndaj atdheut dhe jetës, e ajo është sigurimi i besimit dhe bindjes në Zot, zbatimi i urdhrave të Gjithëmëshirshmit. Nëse bie ndesh ose në kundërshtim në mes të asaj se a duhet qëndruar në atdhe apo nuk duhet zbatuar urdhrat e Allahut dhe pamundësia e praktikimit të simboleve të Allahut, atëherë i jepet prioritet ruajtjes së ndjenjave fetare dhe kjo është më obligative. Allahu i Madhërishëm thotë:

Ajetet 97-99:

Engjëjt që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetes ju thanë: “Në çka ishit ju? – Ata thanë: “Ne ishim të paftë në atë tokë!” (melekët ju thanë: “A nuk ishte e gjerë toka e Allahut e të migroni në të?” (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi i tyre është Xhehenemi dhe sa vend i keq është ai! (97) Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, gratë e fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë (për shpërngulje). (98) Atyre do t’ua falë Allahu. Allahu është që shlyen e falë shumë (gabime). (99)

Përderisa është obligim migrimi për shkak të çështjeve të ligjeve të Allahut, atëherë edhe ata të cilët jetojnë në vendet e huaja (në migrim) e kanë për obligim të kthehen në vendlindje posa të përfundojnë punën e tyre, ose kur t’i realizojnë qëllimet e tyre, posaçërisht nëse në ato vende e kanë të vështirë të praktikojnë ndonjë ligj të fesë së tyre dhe të ligjeve të tyre.

–

Dr. Vehbetu Zuhejli

“Tefsiri i Kur’anit fisnik (niveli mesatar)”

Vëllim i 2

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje