Në cilat raste prehet Kurbani Hedj?

Përgjigjja:

Kurbani Hedj prehet në këto raste:

Nëse haxhiu kontakton seksualisht para qëndrimit në Arafat, haxhi i prishet, por përveç kësaj ai duhet të therë një dele kurban, e pastaj e kryen haxhin kaza në vitin tjetër.

Nëse haxhiu e kryen tavafin thelbësor xhunub, ose femra me menstruacione, ose në kohën e lehonisë.

Nëse haxhiu e kryen haxhin Kiranë dhe e kryen ndonjë gabim prej gabimeve të haxhit që obligon therjen e kurbanit, ai i ther dy kurbane, sepse haxhi i tij nuk është as Ifrad, as Temetuë, por Kiranë. P.sh. nëse rruhet apo i shkurton flokët para therjes së kurbanit, ai një kurban e pret për shkak të vonimit të vaxhibit dhe një tjetër për shkak se është në haxhin Kiranë. Pra, dënimi me një kurban Hedj për shkak të vonimit.

Veshja e rrobave, mbulimi i kokës, prerja e thonjve dhe të parfumuarit.

Nëse shkurton një të katërtën e flokëve e më shumë, ose një të katërtën e mjekrës e më shumë, ther një dele kurban.

Nëse në të njëjtën kohë i shkurton thonjtë e njërës këmbë ose të njërës dorë, e ther një dele kurban.

Nëse gjatë tavafitumres, para rrotullimit të katërt, haxhiu kontakton seksualisht me bashkëshorten, e pret një dele kurban dhe i zhvleftësohet umreja dhe e bën kaza një umre tjetër, ndërsa nëse pas katër rrotullimeve kontakton seksualisht me bashkëshorten dhe para shkurtimit të flokëve, e pret një dele kurban hedj.

Kush i shkurton flokët apo rruhet pas tri ditëve të Kurban Bajramit, e ka vaxhib prerjen e kurbanit hedj.

Kush e bën tavafin thelbësor pas tri ditëve të Kurban Bajramit, vaxhib e ka prerjen e kurbanit hedj.

Kurbani hedj prehet për haxhin Temetuë dhe Kiran, ashtu siç kemi përmendur më parë.

Nëse haxhiu vendos ta kryejë haxhin Kiran, ai për çdo gabim pret dy kurbane hedj si dënim: një për haxhin e tij dhe një për umren e tij. Përveç nëse e tejkalon kufirin e MikatitIhramit, atëherë ai e pret vetëm një dele kurban.

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Më është parashtruar pyetja, po e jap përgjijgen”

Lini një koment