Ç’është gusuli, kur obligohet, dhe cilat janë farzet e tij?

Dr. Musli Vërbani

 

 

Ç’është gusuli, kur obligohet, dhe cilat janë farzet e tij?

 

 

GUSULI

 

Gusuli është pastrimi i tërësishëm i trupit nga nevoja e madhe (papastërtia), për t`iu lejuar muslimanit me falë namazin dhe me i krye detyrat tjera të adhurimit në islam.

  • – Allahu ka obliguar pastrimin fizik dhe shpirtëror që të jetë muslimani më efikas, më aktiv dhe më
  • – Pastrimin    shpirtëror    e    ka    obliguar    për    t’u    qetësuar, fisnikëruar dhe me e ndriçuar
  • – Nga definicioni kuptojmë se gusuli është pastrim i tërësishëm i trupit, ndërsa më parë kemi thënë se abdesti është pastrim i disa pjesëve të veçanta të trupit , pra gusuli e zëvendëson abdestin, ndërsa abdesti nuk e zëvendëson gusulin.
  • – Argument për gusulin, kemi ajetin kur’anor ku Allahu i Madhëruar thotë:

“Nëse jeni (xhunub) të papastër, pastrohuni”.

 

KUR OBLIGOHET GUSULI

 

Gusuli bëhet obligim në këto raste:
1. Ejakulimi, apo dalja e spermës prej organit seksual në mënyrë të rregullt (duke bërë marrëdhënie), apo për shkak të ëndërrimit.
– Nëse del sperma për shkak të ndonjë sëmundje apo për shkak të ndonjë rëndësie apo për shkak të ndonjë fatkeqësie, nuk është obligim gusuli, por merret vetëm abdest.
2. Bashkimi i dy organeve seksuale (pa marr parasysh a ndodhë ejakulimi apo jo).
3. Ndërprerja e menstruacionit (hajdit) dhe kalimi i afatit prej 40 ditësh pas lindjes (nifasës).
4. Pabesimtari kur t`a pranojë islamin.
5. Besimtari pas vdekjes.
– pas vdekjes së besimtarit shoqëria e ka për obligim me e pastrua.
– shehidi nuk pastrohet pse gjaku i tij ka me qenë dëshmi në ditën e kijametit.

 

FARZET E GUSULIT

 

Farzet e gusulit janë:

  1. Gojën dhe brendësinë e gojës së bashku me fytin me e pastrua mirë.
  2. Hundën, brendësinë e hundës deri në asht me pastrua mirë.
  3. Tërë trupin me e pastrua plotësisht.

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s