MIGRIMI NË MEDINËN E NDRIÇUAR
–
80. Defino “migrimin” dhe cilat janë shkaqet e migrimit në Medine?
– Migrim do të thotë kalimi nga vendi idhujtar në vendin Islam, e prej shkaqeve të migrimit janë:
– Sprovat dhe maltretimet.
– Frika e sprovës në fe.
– Sigurimi i ftesës Islame, mundësia dhe liria për të shkuar në rrugë të thirrjes Islame.
81. Përmendi disa prej migrantëve të parë?
– Ebu Selmente bin Abdul Esedi.
– Mus’ab bin Umejri.
– Amar bin Jasiri.
Pastaj kanë vazhduar migrantët tjerë numri i të cilëve ka qenë prej 20 sehabeve të pejgamberit.
82. Trego për argumentin i cili tregon se migrimi ka qenë nga shpallja qiellore?
– Pejgamberi a.s. ka thënë: kam pa ëndërr se unë kisha migruar nga Mekeja në një vend me hurma. Pastaj kam shkuar dhe kam menduar se ai vend është Jemame, por doli që ishte Jethribi (Medineja). (Buhariu)
83. Trego disa çështje të cilat kanë ndodhë gjatë migrimit?
– Suhejbi, kur e ka marrë rrugën e migrimit. Kurejshitët i kanë thënë: Erdhe si rob i dobët, pastaj te ne u bëre i pasur, e tani dëshiron të migrosh me pasurinë e fituar. Për Zotin, kjo nuk shkon. Suhejbi u ka thënë: çka mendoni nëse ua dorëzoj pasurinë time, a do të më kishit lejuar?
Po – i janë përgjigj.
Suhejbi u ka thënë: Atëherë merreni tërë pasurinë time.
Për këtë është informuar pejgamberi a.s. dhe ka thënë: “Suhejbi përfitoi profit të madh”. (Hakemi)
– Umi Selmete tregon se burri i saj Eba Selmete kur ka dëshiruar të migronte dëshironte të migronim bashkërisht: Ai, unë dhe djali ynë i vogël.
Kur e kanë vërejt familja se po migronim na kanë ndalë në rrugë dhe i kanë thënë: “Ti dëshiron të shkosh në vend të huaj, por ne nuk e lëmë bijën tonë dhe fëmijën e farefisit tonë të vjen me ju. Ia kanë marrë fëmijën me forcë derisa është detyruar ta lëshonte se përndryshe do t’i këputej dora. Atëherë Ebu Seleme ka migruar i vetëm në Medine.”
Brenda një viti të plotë nga ky moment, Ume Seleme qante për çdo ditë prej mëngjesit deri në mbrëmje (kjo nga shkaku se burri i kishte migruar në Medine, ndërsa djalin ia kishte marrë familja e saj.
Njëri nga familjarët e saj kishte dhembshuri, shkon dhe i thotë: Nëse dëshiron, shko dhe bashkoju burrit tënd. Ia ka kthyer fëmijën dhe kështu Umi Selem ka migruar në Medine në shoqërimin e Uthman bin Talhas.
Pa ty hëna nuk shkëlqen dhe nuk ndriçon
Pa ty edhe oqeani nuk është i qetë dhe nuk ka vlerë
Vëllai yt, Isau e ka thirrë të vdekurin dhe e ka ngjallë.
Ndërsa ti me thirrje ke ngjallë (ke formuar) popuj dhe civilizime nga asgjë.
–
Autor: Abdullah Ebu Majha
Përktheu: Dr. Musli Vërbani