SADAKAJA VAXHIB

SADAKAJA VAXHIB

Sikurse namazi i cili klasifikohet në:

1. Namaz farz;

2. Namaz vaxhib dhe

3. Namaz sunet.

Ashtu edhe Sadakaja klasifikohet në:

1. Sadaka farz;

2. Sadaka vaxhib dhe

3. Sadaka sunet.

Sadakaja farz është ZEKATI.

Sadakaja vaxhib është FITRI.

Sadakaja sunet është çdo kontribut vullnetar dhe në çdo kohë.

Llojet e zekatit

Zekati ndahet në dy lloje:

1. Zekati i pasurisë dhe

2. Zekati i trupit.

1. Zekatul Fitri është zekati i trupit apo zekati personal dhe

2. Zekati i cili nuk është zekati i trupit është zekati i pasurisë.

Zekatul Fitri (personal) është vaxhib.

Zekatul Fitri është bërë vaxhib në vitin e dytë të hixhretit, atë vit kur është bërë obligim agjërimi i ramazanit.

Koha e dhënies së fitrit

Zekatul fitri është vaxhib të jepet në Ramazan para faljes së namazit të Fitr Bajramit.

Edhe pse tolerohet të jepet prej ditës së parë të ramazanit, koha e rregullt e saj është prej agimit të ditës së parë të Fitr bajramit e deri në kohën e faljes së namazit të Fitr Bajramit.

Qëllimi i zekatul fitrit

Ky zekat jepet me qëllim që në ditën e Fitër Bajramit të gjithë muslimanët të kenë ushqim, të gjithë muslimanët të kenë veshmbathje, të gjithë muslimanët të kenë vendbanim dhe të gjithë muslimanët të jenë të gëzuar dhe të gjithë muslimanët t’i ndihmojnë njëri-tjetrit.

Për këtë, zekatul fitrin e ka vaxhib edhe i pasuri edhe i varfëri.

Për këtë arsye, Muhamedi a.s. ka thënë:

“Sa i përket të pasurit (ai e jep zekatul fitrin), Allahu e pastron dhe ia shton pasurinë, ndërsa sa i përket të varfrit, Zoti ia kthen më shumë dhe i jep më shumë se sa ka dhënë (Zekatul Fitrin)”. (Ahmedi dhe Bejhekiu)

Argumentet e zekatul fitrit

Argument nga Kur’ani kemi ajetin:

“Ka shpëtuar kush e ka dhënë zekatin (zekatul fitrin) dhe e ka përkujtuar emrin e Allahut dhe e ka falur namazin (e bajramit)”. (El-Ea’la: 14, 15)

Argument nga hadithi kemi thënien e Muhamedit a.s.:

“Për agjërimin e ramazanit është bërë obligim zekatul fitri për çdo njeri; musliman, rob apo i lirë, mashkull apo grua, i vogël apo i madh, një SAË prej hurmave ose një SAË prej elbit”. (Maliku, Nesaiu, Muslimi)

Zekatul fitri jepet për çdo anëtar të familjes

Zekatul Fitri jepet për secilin anëtar të familjes, qoftë edhe për fëmijën në barkun e nënës të cilit i ka ardhur shpirti pas muajit të katërt të shtatzënisë.

Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s