Asija dhe Musai a.s.Asija dhe Musai a.s.
–
Ishte një kopsht i bukur.
Ai kopsht ndodhej në mes të pallatit dhe brigjeve të Nilit.
Në atë kopsht ishte gruaja e Faraonit.
Emri i saj ishte Asije.
Si zakonisht ajo kishte dalë për të bërë shëtitjen e mëngjesit.
Ecte e e zgjaste shëtitjen më tepër se zakonisht.
Dëshironte të kishte një fëmijë!
Duke ecur e sheh një sënduk që lundronte në Nil.
Urdhëroi shërbëtorët që e shoqëronin ta merrnin dhe t’ia sillnin atë sënduk.
Dëshironte të dinte ç’kishte brenda një sënduku në mes të lumit.
Kur e hapi, brenda pa në të një foshnje.
Ishte gëzimi më i madh për Asijen.
Me kujdes mori beben në krahë.
Ai fëmijë në sënduk ishte Musai a.s.
–
Dr. Musli Vërbani