–
Një nënë lindi një fëmijë.
Ai fëmijë ishte Musai a.s.
Nëna e Musait e donte foshnjën e porsalindur.
Ajo ishte e detyruar ta vendoste në sënduk.
Ta hidhte në det që ta shpëtonte nga kthetrat e Firaunit.
Pasi e hodhi në det sënduku kishte shkuar te pallati i Firaunit.
Aty e kishte marr Asija, gruaja e Firaunit.
Nënae Musait pikëllohet shumë.
Thirri të bijën dhe i tha: – Shko bijë gjer te pallati i Faraonit.
Shih mos merr vesh ndonjë gjë për një bebe mbi ujë.
Çfarëdo që të ketë ndodhur së pari lajmi vjen aty, por kujdes, se mos dyshojnë në ty!
Pas një kohe i vjen vajza në shtëpi.
E thërret nënën e saj dhe i thotë:
– Nënë të kanë thirrur për t’i dhënë gji foshnjës së porsalindur.
Nëna e Musait shkon dhe i jep gji dhe Musai e ndjeu qumështin e nënës së tij.
Asija sa nuk fluturonte nga gëzimi.
– Merreni ju lutem këtë fëmijë! Le të rrijë me ju për sa kohë ka nevojë për qumësht dhe unë do ju paguaj shumë mirë për këtë! – i tha Asija nënës së Musait.
Zoti ia kishte kthyer prapë të birin nënës së përmalluar, nën një kujdes e siguri të veçantë.
Fëmija rritej më së miri.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Kështu, Ne e kthyem atë te nëna e vet, që ajo të gëzohej e të mos pikëllohej
dhe që ta dinte se premtimi i Allahut është i vërtetë;
por, shumica e njerëzve nuk e dinë.”
–
Dr. Musli Vërbani