–
Hilafeti i drejtuar nga udhëheqësi musliman Umer ibn Abdulazizi
u zgjerua po thuajse nga Franca deri në Kinë.
Nën udhëheqjen e tij aq shumë u forcua shteti islam,
si në aspekt të ekonomisë,
stabilitetit dhe mirëqenies, sa të kujtonte ditët dhe kohën e Umerit r.a.
Një ditë Umer ibn Abdulazizi sëmuret.
Për ta vizituar kishte ardhur kunati i tij, pra vëllai i bashkëshortes së tij, Mesleme ibn Abdulmelik.
Kishte vërejtur se një pjesë e rrobës së Umer ibn Abdulazizit ishte e njollosur dhe se duhej pastruar ose ndërruar.
Kështu që i tha motrës që t’ia pastroj rrobën halifes.
Të nesërmen kur ishte kthyer, kishte parë se tesha e Umer ibn Abdulazizit nuk ishte ndërruar ende, andaj i kishte bërtitur me të keq së motrës:
– Fatime, a nuk të thash që të pastrosh rrobën e udhëheqësit të besimtarëve? Njerëzit po vijnë dhe e vizitojnë atë!
Ajo qetësisht i ktheu këtë përgjigje:
– Ai nuk posedon rrobë tjetër.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”