Halifi dhe i urti

Halifi dhe i urti

–

Një i urtë shkon tek halifi i asaj kohe.

Halifi i thotë:

– Më këshillo!

I urti i thotë:

– O udhëheqës i besimtarëve, njëherë udhëtova në Kinë

dhe mbreti kinez ishte shurdhuar.

U takova me të një ditë,

e pashë duke qarë dhe më tha:

– Nuk derdh lot për shkak të humbjes së dëgjimit, por për shkak se ndonjërit që i është bërë padrejtësi do të qëndrojë në derën time duke kërkuar ndihmë e unë nuk do ta dëgjoj rënkimin e tij. Por, falënderoj Zotin që ma ka ruajtur shikimin.

Dhe ky mbret urdhëroi që tellalli të kumtonte:

– Kujt i është bërë padrejtësi, të veshë rroba të kuqe!

Mbreti kinez i hipur në elefant për çdo ditë shëtiste për të parë ndonjë që kishte rroba të kuqe, që ta mbronte nga padrejtësia që i është bërë.

O prijës i besimtarëve,

shiko këtë mbret kinez jobesimtar çfarë keqardhjeje ka ndier ndaj robërve të Zotit,

andaj merr mësim!

–

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje