E DREJTA E FQINJIT NË ISLAM
–
Cilat janë të drejtat e fqinjit në Islam?
I kanë treguar të dërguarit të Allahut s.a.v.s. për një grua, e cila agjëron vazhdimisht, jep sadaka, mirëpo i ofendon fqinjtë e saj, e Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: Ajo është në zjarr. Pastaj i kanë treguar se filanja pak falet, pak agjëron, pak jep sadaka, mirëpo nuk i ofendon fqinjtë e saj. E Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: Ajo është ne xhenet. (AHMEDI)
Ajsha r.a. i ka thënë Muhamedit s.a.v.s: I kam dy fqinj afër, cilit t’i jap më parë dhuratë? Muhamedi s.a.v.s ka thënë: Cili prej tyre është me derë më afër derës tënde. (BUHARIU)
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”