MARTESA ME TË AFËRMIT

MARTESA ME TË AFËRMIT

Pyetje: Një djalosh dëshiron të martohet, çka është më së miri për të, por a të martohet në brendi të familjes me farefis, apo me e dobishme për të është që të martohet me ndonjë vajzë, e cila është sa më e largët. Cila është urtësia e mosmartesës me të afërt? Kërkojmë nga Imami i nderuar të na sqaroj. Zoti e shpërbleftë!

Përgjigjja: I dërguari i Allahut s.a.v.s na ka këshilluar që të largohemi e të mos martohemi me farefis, kur ka thënë “martohuni me vajza sa më të largëta, e mos u dobësoni”, sepse martesa me të afërmet rezulton pasardhës të dobët. Ndërsa, martesa me të largëtat, rezulton me pasardhës të fuqishëm. Shkencërisht është vërtetuar me biologji se kur kanë bërë bashkdyzimin e bimëve të dy llojeve të ndryshme, rezultati i prodhimit ka dalë i shumëfisht se sa më parë. Kjo metodologji quhet “bashkëdyzim i të largëtave (të llojeve meshkuj dhe femra)”. Sa më të largëta të jenë çiftet, rezultati është më i fuqishëm. Pra, shkencërisht është vërtetuar përse Kur’ani ka ndaluar martesën me nënat e vajzat dhe ndalesat tjera. Kjo, me qëllim që të krijohen pasardhës të fuqishëm, sepse njeriu sa më shumë që të largohet në martesë prej farefisit, pasardhësi i tij do të jetë më i fuqishëm. Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: “Martohuni me të largëtat, e mos u dobësoni”, pra mos lejoni që të krijoni pasardhës të dobët. Për këtë është përhapur poezia e poetit, ku thotë:

Këshilloj Largpamësit që të mos martohen me fëmijët e axhallarëve.

Po ashtu sepsenuk mund të shpëtojë nga të metat dhe dobësia. Po ashtu, përshkruajmë të fuqishmindhe guximtarin. Kështu: Djaloshi trim, të cilin nuk e ka lindur vajza e axhës, farefis, do të kishte qenë i dobët, e dobësimin e sjell martesa me të afërmit. Përderisa Kur’ani dhe suneti na orientojnë dhe na sqarojnë këtë, është vertejtur se çështja e parë në edukimin e fëmijës është që ai të ketë dhunti prej Allahut, të ketë veçori dhe specifika të veçanta, që do të thotë t’i ketë të përmbledhura të gjitha cilësitë e një lloji, e jo të jetë i vetmuar, vetëm i një fisi, në lloj si ai që martohet me të afërmen. Mirëpo, kur ai martohet me të largtën, ai vet i ka marrë dhe përfituar cilësitë e fuqishme nga aty dhe cilësitë e fuqishme nga atje dhe kështu rezulton fëmijë i fuqishëm.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s