DËSHMIA E RREJSHME

DËSHMIA E RREJSHME

Pyetje: Cila është dispozita e dëshmisë së rrejshme në Islam, përderisa ne e dimë se kur ka dëshmi të rrejshme, ka njeri dëmtues dhe të dëmtuar, e dëmi mund të arrijë edhe te shkalla më e lartë, që do të thotë deri te vrasja apo dënimi me vdekje?

Përgjigjja: Imami i mirënjohur, Mumahed Muteveli Shaëraviju, thotë: Dëshmia e rrejshme është prej mëkateve më të mëdha. Kur Muhamedi s.a.v.s. i ka përmendur mëkatet e mëdha, ka përmendur edhe dëshminë e rrejshme dhe ka thënë: pra edhe dëshmia e rrejshme, ka vazhduar, duke u përsëritur, sa që sahabët kanë menduar se nuk do të ndalet dhe kanë thënë: Ah. po t’ishte ndalur. Kjo ka ndodhur nga shkaku se dëshmia e rrejshme ngërthen në vete tërë padrejtësinë. Ai i cili i bën shok, rival Allahut, ka dëshmuar rrejshëm. Te ai dëshmia e rrejshme ka filluar prej Imanit e kështu me radhë. Për këtë arsye, Zoti i Lartëmadhëruar, kur ka përmendur cilësitë e robërve të të gjithëmëshirshmit, ka thënë: Ata të cilët nuk dëshmojnë rrejshëm. Asnjë njeri nuk mund të hyjë në adhurim te Allahu, përderisa nuk bëhet prej atyre, të cilët nuk dëshmojnë rrejshëm. Prej fatkeqësive të këtij krimi është se jo vetëm që bëhet padrejtësia, por e legjitimon dhe ligjëson padrejtësinë; sepse gjykatësi merr vendim në bazë të dëshmive. Nëse dëshmitë janë të rrejshme, ato gjykatësin e shpiejnë në humbje (për të mos gjykuar drejt).

Kështu, në krahasimet e rëndomta në mes të njerëzve dhe pa shikuar aspak çështjen e fesë, shikojmë çka është ajo që të bën ty të mendosh ndryshe nga të tjerët, nëse i përkrah tjerët në çështje negative, si psh. në dëshminë e rrejshme, t’ia ngritësh kokën kundërshtarit me dëshminë e tij dhe t’ia shkelësh nderin me këmbët e tua. Dëshmitari i rrejshëm është dashur të jetë i indinjuar që nga momenti kur kërkohet një gjë e tillë prej tij, sepse përcaktimi që ai të dëshmojë rrejshëm, nuk është detyrë e tij që ai patjetër ta pranojë. Ndoshta, ai është i kënaqur me ty, kur ti pranon që të dëshmosh rrejshëm në dobi të tij, për t’ia plotësuar ndonjë nevojë, mirëpo, nëse analizon më thellë, do ta kuptosh se ai nuk do të të besojë ty asnjëherë, edhe nëse e flet të vërtetën, sepse ai të ka sprovuar, ai e ka vërtetuar se ti je tradhëtar dhe jobesnik, edhe nëse ndonjëherë tjetër është në dobi të tij.

Ndërsa, sa i përket të dëmtuarit në raport me Zotin, dijetarët për këtë thonë: po ta dinte dëmtuesi se çfarë të mira i sjell të dëmtuarit, ai nuk do ta dëmtonte, sepse, nëse ti e dëmton një njeri, ta dish se i ke marrë diçka që Allahu ia ka dhënë, e me këtë ti nuk je kundër atij personi, por kundër atij, i cili ia ka dhënë atë të drejtë, e atëherë ka filluar armiqësia në mes teje dhe Allahut. Për këtë arsy nuk ka perde (pengesë) në mes të lutjes së të dëmtuarit (atij, të cilit i është bërë padrejtësi) dhe Allahut. Dëmtuesi nuk ka arritur ta dëmtojë aspak tjetrin me padrejtësinë e tij. Përkundrazi, e ka shpërblyer, sepse Allahu e ka bërë në anën e tij, e me këtë dëmtuesit i ka dhënë të mirë të madhe. Allahu e ka lejuar që i dëmtuari të thotë në veten e tij dhe mos ta fshehë padrejtësinë, e cila i është bërë, nëse ajo padrejtësi e mundon. Zoti i Lartëmadhëruar ka thënë: “O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t’i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, All-llahu plotësisht di ç’ka punoni.” (EN NISA,135)

Poeti ka thënë: Ankesa duhet të bëhet patjetër për të hidhurën, e cila të keqëson, të brengos (hidhërimin), të mundon, ose të lëndon. Ndërsa, ai i cili e fsheh tërbimin, ka shkallë edhe më të lartë. Nëse e bëjmë një vështrim të kësaj çështjeje në Kur’an, shohim se Zoti i Lartëmadhëruar ka thënë: “Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që u falin (keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit. (ALI IMRAN, 134)

Kjo do të thotë se hidhërimi është në gjoks dhe brendësi të njeriut, mirëpo i dëmtuari dhe i hidhëruari, nëse ka mundësi ta mbajë në vete atë hidhërim, ka gradë të lartë, është më i fisnikëruar dhe më i ngritur, e pas kësaj vjen shkalla tjetër, falja e gabimit, e kjo shkallë është mirësia. Islami mirësinë e ka bërë më të ngritur dhe më shpërblyese. Islami ka lejuar që njeriu ta nxjerrë prej zemrës së tij hidhërimin, por nëse nuk mundet, ajo është çështje vetjake, që ai ta shpalosë që të qetësohet dhe të pushojë zemra e të dëmtuarit. E, shkalla e Imanit ngritet me mirësi në atë mënyrë, që i dëmtuari t’i dhurojë shpërblim dëmtuesit.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s