GJUHA, ARGUMENT PËR ARGUMENTIMIN E EKZISTIMIT TË ALLAHUT
–
Pyetje: A mund të jetë gjuha argumentim për ekzistimin e Allahut?
Përgjigjje: Përderisa të gjitha argumentet, si argumentimi logjik, argumentimi shoqëroro-historik, argumenti i ekzistimit të vet njeriut, janë argument se ekziston një forcë më e lartë. Është edhe një çështje tjetër, e cila rrallë dëgjohet dhe rrallë flitet për të. Unë habitem se si argumentuesit nuk e kanë marrë këtë argument për ekzistimin e Zotit, përderisa është argument. Po, për të gjithë popujt, për të gjitha mendjet, për të gjitha kategoritë e njerëzve. Argumentimin gjuhësor nuk mund ta mohojë askush. Besimi në Zotin është domosdoshmëri gjuhësore. Gjuha është dukuri e kërkuar e njeriut për të jetuar në shoqëri, sepse në shoqërinë civilizuese, normalisht është domosdoshmëri të ketë gjuhë, me të cilën kuptohen. Po të ishte vetëm një njeri, nuk do të kishte pasur nevojë për gjuhë (të folurit). Çdo gjë që i kishte shkuar ndërmend, e kishte vepruar. Mirëpo ai, në raport me të tjerët, patjetër duhet t’i përcjellë idetë e tij te të tjerët dhe të dëgjojë idetë e të tjerëve. Pra, gjuha është e patjetërsueshme. Kjo gjuhë e ka rolin e saj që të kuptohemi me të.
Ne nuk mund të kuptohemi në mes vete pa gjuhë, e ajo gjuhë të jetë që folësi dhe dëgjuesi të pajtohen mes vete në kuptimin e fjalëve. Pra, është domosdoshmëri, sepse, nëse folësi e thotë një fjalë, e dëgjuesi nuk e di kuptimin e asaj fjale, nuk arrihet te rezultati. Kjo do të thotë se, nëse një njeri vjen dhe flet gjuhën arabe, mund ta dijë dhe ta flasë çdo fjalë të kësaj gjuhe, e dëgjuesi ta kuptojë çdo fjalë të tij. Përkundrazi, duhet të dihet kuptimi i fjalës para se të flitet, në rend të parë, e pastaj vjen fjala, e cila është arabe. Mirëpo, ai nuk kupton asgjë. Të gjithë dimë për literaturën e gjuhës dhe të letërsisë.
Ne e dimë rastin e një personi, i cili ka sfiduar gjuhtarin e specializuar të quajtur ALKAM, duke iu drejtuar më fjalë të rralla (të panjohura). Kush është ai i cili ua ka mësuar atë nivel që ta kuptojë? Ebu Alkame, edhe pse ishte gjuhëtar, është tronditur dhe nuk ka kuptuar asgjë prej atyre fjalëve. Ebu Alkam zgjohet në mesnatë, e thërret djaloshin dhe i thotë: O djalosh: Këtë djaloshi e ka kuptuar, por kur i thotë: “Escakte Tearifë” këtë çështje nuk e ka kuptuar. Mirëpo, djaloshi dëshiroi që t’i japë një mësim Alkames. Për ta sfiduar, sepse ai për së tepërmi krekosej, ia kthen: “Dhekialijmë”. Ndodhi për herë të parë që Alkame të habitet dhe nuk e kuptoi çfarë kuptimi ka kjo fjalë. Dhe i thotë: O djalosh.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”